• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Rama është i vetmi që e di se çfarë do nga 25 prilli

05/10/2020
Rama: Dy fjalë për Greqinë dhe një vath në vesh nga unë për ju

Nga Andi Bushati

Pavarësisht se Lulzim Basha përmend humnerën, pavarësisht se Ilir Meta kërcënon, pavarësisht se Rudina Hajdari godet foltoren e kuvendit me grushtin plot zhgënjim të atij që ndihet i përdorur, këtë 5 tetor nuk ka ndodhur asgjë e veçantë.

Edi Rama nuk ka surprizuar kërkënd duke ndryshuar me disa socialistë të tredhur dhe me disa opozitarë të blerë, në mënyrë të njëanshme kodin zgjedhor, duke i shkruar rregullat e lojës së 25 prillit ashtu sikurse do vetë.

Eshtë pothuajse absurde ti kërkosh atij të vijojë me një traditë gati 20 vjeçare ku palët vendosnin në mënyrë konsensuale se si do të luajnë, është e kotë ti përmendësh se ka ardhur në pushtet (2013) dhe e ka mbajtur atë (2017) me këtë kod zgjedhor, është e pafrytshme ti përmendësh se grisi marëveshjen e 5 qershorit dhe se shtyu në kalendat greke hapjen e negociatave më BE.

Ai e ka vendosur se do të përdori edhe hurin edhe litarin për të mbajtur pushtetin. Në këtë pikë ai është aktori më i qartë në lojë dhe më i vendosuri për të arritur atë që do: të marrë zgjedhjet edhe nëse është pakicë në elektorat.

Ata që nuk e dinë se ç’duan janë opozitarët: e para opozita reale dhe e dyta ajo që ngeci rastësisht në parlament (tek këta të fundit nuk e kam fjalën për shumicën që shitet e blihet, por tek ata entuziastë naivë që ëndërronin se shqipëria mund të bëhet më e mirë duke u sjellë si legjitimistë).

Opozita reale ka gabuar gjithçka që prej marëveshjes së 14 janarit të këtij viti. Ajo vendosi të adaptojë sjelljen e atij që pasi i kanë vjedhur njëherë shtëpinë, do të kthejë në rrugë të mbarë hajdutin. Me paktin që firmosën nëntë muaj më parë, të gënjyer edhe nga një pjesë e ndërkombëtarëve që i dolën garant, PD dhe LSI pranuan të fusin një këmbë në sistem, me shpresën se do të bënin një reformë konsensuale zgjedhore, me shpresë se nëse do kishin mosmarëveshje ato do i zgjidhte një arbitër i panashëm, me shpresën se po të mashtruan për herë të dytë, idioti je ti dhe jo gënjeshtari.

Me këtë vullnet nënshkruan edhe marëveshjen e 5 qershorit e cila bënte disa hapa përpara për kontrollin e ndershmërisë së zgjedhjeve.

Por kur pa se regullat e lojës mund të bëheshin të barabarta për të gjithë, Rama e përmbysi tryezën dhe e grisi “dealin” e arritur në selinë e ambasadores Kim. Edhe njëherë opozita e humbi iluzionin se me një autokrat mund të konkurosh me mjete legale dhe se me të mund të arrish tek paqja përmes fjalës së dhënë dhe pakteve politike.

Ky konkluzion vlen edhe për ata pak “politikanë seriozë” që nuk e braktisën parlamentin duke besuar se mund të kesh të arritura edhe me rrugë legjitimiste dhe duke luftuar në beteja të vogla. Ata e justifikuan akuzën se po bëheshin lolot e regjimit duke ngritur kauzën popullore të listave të hapura dhe duke pretenduar të bëhen zëdhënës të vullnetit të njerzve që ndihen të nëpërkëmbur nga dy partitë e mëdha.

Por nëse PD dhe LSI i etiketojnë prej kohësh si sharlatanë, Rama i trajtoi realisht si të tillë. Ai i telendisi anekënd Shqipërisë, si zëdhënës të listave të hapura, e shfrytëzoi këtë moto për të ndryshuar kushtetutën dhe për të hequr koalicionet, e në fund u fali një sistem ku populli voton, por sërish partitë numërojnë.

Pra edhe para atyre pak deputetëve të opozitës së re, që u ka mbetur një fije dinjiteti (pra që nuk ishin pjesë e kartona ngritësve të këtij 5 tetori) shtrohet e njëjta pyetje që po torturon prej dy vjetësh PD dhe LSI-në: A është e mundur të bëhet politikë me regualla loje, me marëveshje dhe në institucione, kur ke përballë një kundërshtar që nuk respekton asnjërën prej tyre? Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor e dhanë këtë përgjigje.

Por ato treguan shumë më tepër sesa kaq. Ato dëshmuan se në këtë skenë politike tre polare vetëm Edi Rama është i qartë. Ai do pushtetin me çdo mjet dhe çdo çmim. Ndërsa rivalët e tij vazhdojnë të debatojnë se çfarë sjellje duhet të adoptojnë ndaj atij që i ka vjedhur dje dhe që u a thotë në fytyrë se do ti vjedhë edhe nësër. Dhe ky hendek në qëndrime tregon shumë edhe për rezultatin zyrtar që do të kemi pas 25 prillit./ Lapsi.al

Related Posts

Blog

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

15/07/2025
Libri si çantë dore dhe padija si krenari
Blog

Libri si çantë dore dhe padija si krenari

15/07/2025
Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

15/07/2025
Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al