• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Edhe tek rrobat e përdorura marr faturë”/ Gjyqtarja jep sqarime për pasurinë: Për të ndërtuar shtëpinë kam marrë para borxh

14/09/2021
“Edhe tek rrobat e përdorura marr faturë”/ Gjyqtarja jep sqarime për pasurinë: Për të ndërtuar shtëpinë kam marrë para borxh

Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Adelina Zarka u paraqit në seancën e dytë të zhvilluar të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur dha shpjegime për barrën e provës të kaluar për pasurinë, që u relatuan në seancën e mëparshme kur ajo nuk ishte e pranishme.

Zarka i kërkoi ndjesë Komisionit për mungesën dhe u shpreh se kishte qenë jashtë vullnetit të saj për shkak të prolemeve shëndetësore që kishin filluar që në muajin maj dhe vazhdonin ende.

Në vijim ajo u ndal në gjetjet e Komisionit për pasurinë, që është kriteri i vetëm për të cilin është përfunduar hetimi administrativ.

Zarka e kundërshtoi balancën negative në vlerën 5.7 milionë lekë të konstatuar nga KPK për kostot e ndërtimit të një shtëpie në fillim të viteve 2000 nga bashkëshorti dhe vëllai i tij, me pjesë takuese ½ secili. Si burim krijimi për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti, që sipas kontratës noteriale çmimi i shitjes ishte 600 mijë lekë.

Gjyqtarja Zarka deklaroi se apartamenti që kishte shitur gjendej në qendër të qytetit të Fierit, në vendin quajtur “Bar Rinia” dhe se realisht kishte përfituar nga ky transaksion vlerën 4 milionë e 450 mijë lekë. “Paraqitja e atij çmimi nuk ka pasur si qëllim fshehjen e të ardhurave ose shmangien e tatimit”, tha Zarka dhe shtoi se ajo ishte ndëshkuar me gjobë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI dhe se me vendim të Gjykatës së Apelit Administrativ kishte shlyer për llogari të shtetit shumën 100 mijë lekë.

“Gjoba e tejkalon edhe detyrimin e tatueshëm,” tha Zarka duke iu referuar përllogaritjes së vlerës që duhej të kishte paguar për çmimin e shitjes që pretendon. Ajo theksoi se menjëherë pas shitjes së apartamentit, bashkëshorti kishte depozituar në bankë një pjesë së konsiderueshme të vlerës.

“Nuk ka pasur fshehje dhe gjendemi para gjësë së gjykuar”, këmbënguli ajo. Në vijim Zarka tha se për ndërtimin e shtëpisë kishin shërbyer edhe tre hua; një në vlerën 400 mijë lekë të marrë nga babai i saj dhe nga dy miq të bashkëshortit shumat 2 milionë dhe 200 mijë lekë.

Ajo shpjegoi se megjithëse një prej huave kishte qenë në vlerë të vogël dhe nuk kishte detyrim për t’u deklaruar, bashkëshorti i kishte deklaruar prej vitit 2003 dhe në vijim në DSIK, kur ishte pajisur me certifikatë sigurie. “I kam konsideruar borxhet të deklaruara para një institucioni shtetëror” tha ajo dhe solli në vëmendje se kishte depozituar dokumentacion që vërtetonin të ardhurat dhe mundësinë financiar të huadhënësve.

“Mosdeklarimi i huave është thjesht një pasaktësi dhe nuk ka pasur qëllim fshehjen e tyre. Nuk ka qenë qëllimi të mos deklarohen, por janë pasaktësi për shkak të mungesës së përvojës”, sqaroi Zarka dhe kërkoi të depozitonte një përgjigje të DSIK-së, që sipas saj thuhej se dokumentacioni lidhur me deklarimin e huave ishte asgjesuar. Subjekti kërkoi që të depozitonte origjinalin që e dispononte.

E pyetur nga Sanxhaktari nëse kishte ndonjë provë shtesë për të vërtetuar se apartamenti ishte shitur në shumën 4 milionë e 450 mijë lekë, Zarka tha se se nuk donte t’i ngatërronte personat që e kishin blerë. Ajo pohoi se një prej pronarëve kishte aktualisht probleme mendore dhe nuk kishte kërkuar deklaratë noteriale prej tij.

“Atëherë ka qenë koncept tjetër. Tani edhe tek rrobat e përdorura marr faturë,” shtoi Zarka. Sipas saj, edhe ekspertimi i kryer nga një ekspert i pavarur vërtetonte koston reale të apartamentit të shitur dhe banesës së re, sipas referencave të vitit 2000.

Lidhur me detyrimin për deklarimin e një kontakti të papërshtatshëm të bashkëshortit, Zarka shpjegoi se ajo e njihte shtetasin R.Xh., por nuk kishte pasur ndonjëherë dijeni se kishte qenë i dënuar. Ajo pohoi se R.Xh. kishte kryer studimet me bashkëshortin e saj dhe se e njihte si biznesmen dhe konsull nderi në një shtet të huaj. “Kërkova dhe rezulton të jetë i padënuar”, pohoi ajo dhe shtoi se nuk figuronte as fakti se ishte rehabilituar.

Komisioni ngriti dyshime gjatë relatimit në seancën parardhëse se gjyqtarja Zarka ishte gjetur në dy raste të konfliktit të interesit. Sipas Sanxhaktarit, një pjesë e shtëpisë në Fier ishte dhënë me qira për kompaninë “Bankers Petroleum” për një shumë rreth 3000 euro në muaj. Megjithëse të ardhurat nga qiraja u konsideruan të justifikuara, Komisioni vërejti se Zarka kishte shqyrtuar çështje me palë kompaninë e nxjerrjes së naftës.

Sanxhaktari tha se Zarkës i kishte kaluar barra e provës, pasi ajo kishte qenë në dijeni të kontratës së qirasë të cilën e kishte deklaruar dhe megjithatë, nuk ishte tërhequr nga çështja me palë “Bankers Petroleum”.

Zarka u cilësua me konflikt interesi dhe në një vendim procedural të regjistrimit si person fizik të vjehrrit në lidhje me një biznesi “Bar-bilardo”. Megjithëse ka rezultuar në të njëjtën certifikatë familjare, ajo kishte proceduar vetë si gjyqtare me regjistrimin e vjehrrit si person fizik.

Gjyqtarja Zarka u mbrojt se kishte zbatuar vetëm ligjin në shqyrtimin dhe vendimarrjen për këto çështje. “Në asnjë rast nuk kam shkelur ligjin dhe nuk kam bërë marrëveshje. E kam vlerësuar integritetin si domosdoshmëri,” pohoi ajo.

Lidhur me çështjen ku palë ishte “Bankers Petroleum”, Zarka shpjegoi se kishte vendosur pushimin për shkak të parashkrimit të veprës penale. “Nuk e cënojnë besimin dhe inegritetin tim. Marrëdhënia me ‘Bankers Petroleum’ nuk ka ndikuar në vendimarrje,” deklaroi ajo.

“Ndaj meje nuk ka asnjë denoncim se dikujt mund ti kem kërkuar një shumë në funksion të detyrës”, theksoi Zarka dhe vijoi se ka pasur ngarkesë të madhe. Ajo kërkoi që Komisioni të hetonte edhe pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Pas kësaj kërkese, trupi gjykues u tërhoq dhe vendosi ta trajtojë kërkesën e subjektit pas shqyrtimit të provave të reja.

Në fund të seancës gjyqtarja Zarka kërkoi që të konfirmohej në detyrë. “Puna ime është jeta ime, terapia ime”, deklaroi ajo dhe kërkoi riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjerë.

Kryesuesja e trupit gjykues, Xhensila Pine rikujtoi se kërkesa për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjerë do të trajtohet pas shqyrtimit të provave të reja dhe njoftoi shtyrjen e senacës për më datë 16 shtator, ora 13:00./Birn

Related Posts

Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!

07/07/2025
“Do të qeth zero moj kur*ë femër…”, dhunohet dhe bulizohet një adoleshente (Pamje të rënda)
Kryesore

“Do të qeth zero moj kur*ë femër…”, dhunohet dhe bulizohet një adoleshente (Pamje të rënda)

06/07/2025
“Duhet të lësh një kafe…”, dalin bisedat mes doganierëve të arrestuar në Qafë Botë
Kryesore

“Duhet të lësh një kafe…”, dalin bisedat mes doganierëve të arrestuar në Qafë Botë

06/07/2025
Nafta falas për fermerët po ndahet me pikatore
Kryesore

Kredi me garanci nga shteti, hapen aplikimet për fermerët

06/07/2025
Murtaja e bagëtive përhapet në 6 bashki të Shqipërisë, e pranishme në 8 vatra
Kryesore

U denoncua i humbur, gjendet çobani në Delvinë

06/07/2025
Gjirokastra dhe Berati, priten temperatura mbi 40 gradë celcius
Kryesore

Gjirokastra dhe Berati, priten temperatura mbi 40 gradë celcius

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Zbulimi i mbetjeve më të vjetra njerëzore në Antarktidë ngre pyetje të reja

Zbulimi i mbetjeve më të vjetra njerëzore në Antarktidë ngre pyetje të reja

07/07/2025
Arkeologët të tronditur nga ADN-ja e lashtë në çamçakëzin prehistorik të gjetur në Suedi

Arkeologët të tronditur nga ADN-ja e lashtë në çamçakëzin prehistorik të gjetur në Suedi

07/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al