• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“E vrau në derën e shtëpisë”, fqinjët rrëfejnë krimin makabër në Këlcyrë

07/03/2017
I preu kokën bashkëfshatarit në Këlcyrë, policia arreston ish komandon

Mësohen të tjera detaje lidhur me krimin makabër që ndodhi dy ditë më parë në Këlcyrë. Ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinion publik. Familja e autori është marrë në mbrojte nga policia dhe është larguar nga banesa.

Kryeplaku i fshatit Asllan Sako është shprehur se: “Krimi ka ndodhur në derën e shtëpisë së autorit. Të dyja familjet kishin marrëdhënie të mira. Nuk e dimë arsyen e konfliktit mes familjeve. Para një viti Albani e kishte dhunuar A .Xhoxhen” tha për News 24.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se pasi autori Alban Zani e pa që nuk kishte vdekur i preu kokën viktimës.

Ish-komandoja Alban Voda e ka kryer vrasjen e 66-vjeçarit Nesim Hoxha nën efektin e drogës, gjë që i ka sjellë edhe halucinacione, raporton “Panorama”.

Të paktën ky dyshohet të jetë motivi që çoi në vrasjen makabre me thikë të pensionistit në fshatin Corrogunjë të Këlcyrës. Një përfundim i tillë vjen pas testit paraprak të kryer, por edhe nga dëshmitë e mbledhura nga Policia, ku 30- vjeçari njihej në zonë si përdorues droge.

Analizat përfundimtare për të vërtetuar një fakt të tillë pritet të kryhen në Tiranë në ditën e ardhshme. Një prej ekspertëve të grupit hetimor shprehet se ka dyshime që ai të jetë përdorues i rregullt i drogërave të forta, si kokainë apo heroina, që janë produkte që shkaktojnë gjendje halucinante.

Ndërkohë, neurologu nga Saranda, që e ka vizituar atë në ambientet e izolimit në Gjirokastër, konfirmon se autori i krimit ka qenë nën efektin e halucinacioneve gjatë momentit të goditjes me thikë ndaj Nesim Hoxhës.

Vetë 30-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të flasë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, të cilët kanë tentuar pa rezultat të mësojnë shkaqet që sollën agresionin e ish-komandos ndaj 66-vjeçarit. Vodës i janë gjetur ilaçe në xhep për të kuruar halucinacionet, të cilat hyjnë në kategorinë e lëndëve psikotrope dhe neuroleptike.

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, ai ka pasur pilula me përbërje lazeptine dhe glupemazine. Dyshohet se 30-vjeçari ka përdorur doza të larta të tyre, çka e kanë kaluar në gjendje të tillë sa të humbë vetëkontrollin. Ndërkohë, e vetmja dëshmi e ish-komandos ka qenë ajo që ka deklaruar në momentin e shoqërimit në drejtim të dhomave të izolimit në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Gjatë gjashtë orëve të qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Përmetit ditën kur ndodhi krimi, Alban Voda ka përsëritur një fjali të vetme, që 66-vjeçarin e goditi me thikë, pasi kërkonte ta mbyste me një kokërr ulliri.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e tij ka lidhje me ndonjë konflikt mes tij dhe pensionistit, apo është thjesht një iluzion i ish-komandos. Përsëritja e herëpashershme e kësaj fraze ka ngjallur dyshime tek efektivët, të cilët e kanë shoqëruar pasditen e të dielës në drejtim të Gjirokastrës.

Grupi hetimor i ngarkuar me këtë ngjarje, në orët e drekës të së hënës, ka çuar dosjen me prova konkrete drejt Prokurorisë së Përmetit për të marrë në pyetje të arrestuarin. Hetimet për këtë rast i ka ndërmarrë prokurori i Përmetit, Asllan Bajramaj, së bashku me oficerët e Policisë Gjyqësore.

Fill pas dorëzimit të dosjes hetimore në duart e Prokurorisë së Përmetit, në Gjirokastër kanë mbërritur oficerët e Policisë Gjyqësore, për të marrë në pyetje Vodën. Deri në orën 16:00, tentativa e tyre për të intervistuar autorin e vrasjes së Nesim Hoxhës ka rezultuar e pasuksesshme, pasi Voda ka qenë nën efektin e ilaçeve që përdori për qetësim.

Prokuroria e Përmetit në seancën e sotme gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit, pritet të kërkojë arrest në burg, ndërkohë që i akuzuari për vrasje, deri më tani, nuk është në gjendje të kërkojë ndihmën e një avokati dhe në këto kushte, shteti do t’i vendosë një të tillë në dispozicion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al