• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E vetmja rrugë që Rama të marrë mandatin e tretë

09/09/2020

Nga Dritan Hila

Dy linja dallohen në fushatën aktuale të Ramës. E para ka të bëjë me karikaturizimin e dyshes Basha-Kryemadhi për të treguar se në fakt pas tyre është Berisha-Meta. Nuk është larg së vërtetës.

E dyta ka të bëjë me demonizimin e dyshes së vjetër duke kujtuar të kaluarën, konkretisht Gërdecin dhe videon e famshme të Metës.

Është një strategji e provuar si joproduktive. Në 2005, u ndoq e njëjta strategji dhe ideatori ishte Rama; Berisha e kishte të freskët bilancin e mbi tre mijë të vdekurve nga ‘97-ta, dhe megjithatë shqiptarët e votuan pasi ishin lodhur duke parë hajdutllëkun e të gjithë atyre që sot hiqen si socialistë të kulluar dhe anti-Rama, por mbi të gjitha nga batutat dhe mospërfillja e Nanos.

Dhe kur harruan ‘97-ën, aq më pak sot shqiptarët janë të predispozuar të mbajnë mend 26 të vdekurit e Gërdecit dhe 700 mijë eurot e Metës.

Nëse do shkojnë të votojnë sot, shqiptaret shkojnë me synimin nëse do penalizojnë apo premiojnë Ramën. Se kush vjen më pas, se çfarë kanë bërë, nuk janë pyetje qe i bën, elektorati shqiptar.

Që t’i shpëtojë një fundosjeje elektorale, Rama është në limitin e kohës që të ndërrojë imazhin e qeverisjes. Sot askush nuk e kupton se çfarë duhet tek kultura një koketë si ministrja aktuale; nga vjen, çfarë të shkuare politike ka!

Ju lutem na i kurseni thëniet se ka punuar në Itali në një studio të madhe dhe erdhi të ndihmojë vendin. Këta na kanë dalë të gjithë hajdutë me çizme.

Pse duhet të rrijë Balluku në krye te tryezës, dhe cila është përgatitja e saj profesionale? Kuptohet, përjashto eksperiencën që ka pasur në Greqi, për të cilën nuk ka të dhëna.

Apo Cakaj tek e jashtmja, prezencë qe e ka bërë qesharak ketë dikaster. Janë njerëz që nuk thonë asgjë dhe që nuk janë në gjendje të mbajnë asnjë peshë politike, perveçse bëhen barrë politike.

Çfarë kuptimi kanë ca të tjerë që vijnë vërdallë si kali në lëmë dhe pa asnjë cilësi profesionale apo politike, por vetëm me kosto.

Njerëzit janë të lodhur dhe nuk ju mjaftojnë batutat e Ramës dhe tullat e Ahmetajt i cili as për spektakël politik nuk bën, që të dalin në kutitë e votimit.

Nëse do bëjë një qeveri të re, dhe për këtë është në zgrip të kohës, duhen personalitete të fushave. E majta nuk i ka të paktë profesionistët dhe profesorët që mund të drejtojnë dikastere dhe që t’iu japi besim njerëzve që diçka do jetë ndryshe.

Përndryshe, nëse vazhdohet me emra të konsumuar dhe banalë, apo trafikante interesash dhe delfinë të oligarkëve në qeveri, atëherë mesazhi që jep Rama nuk është aspak fitorja por sinjali se po përgatit tranzicionin e pushtetit.(Dritare.net)

Related Posts

Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në kuadër të programit të saj zhvillimor

Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në kuadër të programit të saj zhvillimor

21/01/2026
Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të

Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të

21/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al