Nënë e bir janë arrestuar nga policia, ndërsa kryefamiljari është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në oborrin e banesës dhe në pyllin në afërsi të saj kishin mbjellë parcela me kanabis. Në pranga janë vënë Mira Mezini 52 vjeçe dhe Qamil Mezini 17 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e babait Mersin Mezini. Kanabisi ishte mbjellë në fshatin Dobrenjë, Skrapar.
Në lidhje me këtë çështje është vënë nën hetim kryeplaku i fshatit Adriatik Dervishi i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.