• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasjet e shqiptarëve, reagon policia e Ministria e Jashtme greke: Ngjarjet janë zbardhur, por ju kujdes me…

05/12/2018
Ngjarje e rëndë në Greqi, i riu shqiptar masakrohet për një borxh… 100 Euro

Policia greke ka reaguar pas disa vrasjeve të shqiptarëve, të ndodhura kohët e fundit në vendin fqinj. Në deklaratën e policisë greke thuhet se “në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptarë në Greqi, të gjitha rastet, policia greke ka nisur hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme proceduriale në bashkëpunim me prokurorinë, me qëllim zbardhjen e rasteve, krijimin e akuzave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

“Sqarojmë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur”, përfundon njoftimi. Për ngjarjet ka reaguar edhe ministria e Jashtme e Greqisë.

Aleksandros Genimatas, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për këtë çështje, tha se të gjitha këto raste janë nën hetim nga autoritetet.

“Greqia është një vend evropian dhe sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive. Autoritetet kompetente i kanë referuar këto raste në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilat tashmë po hetohen, siç thuhet edhe në njoftimin e policisë greke. Ne dënojmë të gjitha format e dhunës dhe racizmit, të cilët kushtojnë jetë njerëzore. Deklaratat e Ministrisë së Jashtme Shqiptare që i lidhin veprat penale me akte të urrejtjes dhe dhunës, nuk korrespondojnë me realitetin dhe kjo është e papranueshme.

Gjithashtu, në pritje të konkluzionit përfundimtar për vdekjen e shtetasit grek Kostandino Kaçifas nga policia shqiptare, i bëjmë thirrje Ministrisë së Jashtme të vendit fqinj që të tregojë përgjegjshmëri dhe kërkohet qetësi e përmbajtje”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Gjatë dy javëve të fundit, 4 shqiptarë kanë humbur jetën në Greqi. Përpara vrasjes së 18-vjeçarit Marios Isak, janë ekzekutuar 63-vjeçari Petrit Zifle, i cili u vra në Korfuz nga një grek, pjesëtar i ‘Agimit të Artë’. Shkak i ngjarjes dyshohet se ishte konflikti mes të dyve në një lokal për ekzekutimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat. Një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Trikallës në rrethana të mistershme, ai dyshohet se është vrarë. Ndërsa viktima e katërt është Altin Mullai, i cili u vra më 22 Nëntor në një shkëmbim zjarri me policinë greke në zonën e Janinës. 39-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë po trafikonin 166 kilogramë kanabis në Greqi.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al