Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një restorant në Verona ndërsa ka qenë duke shërbyer.
25-vjeçari Egzon Mile, ka rënë papritur në tokë ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant, raportojnë mediat italiane.
Nga të dhënat e para vlerësohet se shkaku për vdekjen e të riut duket se ka qenë ataku kardiak.Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe helikopteri, nuk kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin shqiptar pavarësisht ndihmës së dhënë.