• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E pazakontë në Vlorë/ Italiani martohet, por largohet nga hoteli pa paguar lekët e dasmës. Ja çfarë thotë pronari shqiptar

01/07/2021
E pazakontë në Vlorë/ Italiani martohet, por largohet nga hoteli pa paguar lekët e dasmës. Ja çfarë thotë pronari shqiptar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një hotel në jug të vendit, ku një shtetas italian i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë historinë e tij të dashurisë por është larguar pa paguar lekët e dasmës.

Hoteli ka bërë denoncim në facebook, ku thotë se italiani akomodoi për një javë në këtë hotel dasmorët, organizoi ceremoninë martesore dhe në fund pagoi me një mandat banke të pakonfirmuar. Në emisionin “Shqipëria Live”, pronari i hotelit Vasil Bedinaj tha se do të bëjnë kallëzim në prokurori nëse italiani nuk dërgon paratë deri ditën e nesërme.

Sipas tij, shuma që i detyrohet hotelit është rreth 15 mijë euro ndërsa Bedinaj shtoi se italiani i ka thënë se po përpiqet të gjejë paratë pasi gruaja e ka kërcënuar me divorc.

Vasil Bedinaj: Që në ditët e para, kemi bërë të gjitha organizimet sa i përket eventeve. Nga mesi i javës, e kemi parë që diçka nuk shkon me dhëndrin, por duke qenë se strukturat tona e kanë më të rëndësishme që ti shërbejnë klientëve sepse nuk donin që një event i tillë të prishej se është imazh dhe për subjektin tonë dhe për klientët që ishin aty.

Gjithsesi nuk ka qenë cek fals, por një urdhër pagese banke, i pakonfirmuar por sic thashë më parë, dhëndri ka premtuar se çdo gjë është okej dhe është larguar po atë ditë. Nuk është bërë i gjallë deri ditën e djeshme në 9 të mëngjesit kur na ka telefonuar dhe na ka premtuar që do të bënte pagesën brenda kësaj jave, ndryshe do ta ndante gruaja prap. Është një incident shumë i izoluar, ishte person që i tejkaloi ato pritjet tona se si mund të reagojë një klient. E rëndësishme për ne është që eventi të përfundonte se ka pasur të ftuar të tjerë dhe në asnjë mënyrë subjekti jonë nuk do të prishë diçka.

Llogaritë i kishte bosh, po mundohet që të gjejë lekët dhe ti dërgojë. Mandat pagesat e bankave janë thjesht urdhër pagesa që mund t’i bëjë çdo kush nga telefoni. Ne e kuptuam këtë gjë, por 30-40 personat e ftuar nuk donin të shijonin diçka të keqe. Menduam se e besuam në njëfarë mënyre, ditën që iku i thamë presim të na dërgosh pagesën.

Janë shumë raste të rralla raste të tilla dhe shumë të izoluar. Do të presim deri ditën e premte dhe më pas do të bëjmë kallëzim në prokurori, ku prokuroria ka treguar gatishmëri të plotë. Ka pasur dhe makinë me qira edhe as atë nuk e ka paguar. Vetëm nëse vendos të ndahet nga gruaja dhe të mos vijë më në Shqipëri. Të treja faturat janë diku pranë 15 mijë euro. Në shumë vite në këtë biznes, është hera e parë që më ndodh. Dyshuam se dhëndri ishte martuar 4 herë dhe ishte italian.

Related Posts

Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë
Pikante

Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë

17/11/2025
La fshatin, për Parlamentin – Rrëfehet deputetja 24-vjeçare: Kisha punët e mia, nuk e mendoja se do më zgjidhnin…
Pikante

La fshatin, për Parlamentin – Rrëfehet deputetja 24-vjeçare: Kisha punët e mia, nuk e mendoja se do më zgjidhnin…

13/11/2025
Brenda shpellës me 110 mijë merimanga në kufirin Shqipëri-Greqi (VIDEO)
Pikante

Brenda shpellës me 110 mijë merimanga në kufirin Shqipëri-Greqi (VIDEO)

11/11/2025
Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar
Pikante

Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

10/11/2025
Avokati zbardh bisedën me Fatos Nanon në burgun e Tepelenës para se të largohej me helikopter
Pikante

50 sekretet e jetës së Fatos Nanos!

03/11/2025
Ja batuta epike e Fatos Nanos për kapitalizmin në vitin 1987
Pikante

Ja batuta epike e Fatos Nanos për kapitalizmin në vitin 1987

31/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund i një epoke: ndërron jetë dyshja legjendare Alice dhe Ellen Kessler

Fund i një epoke: ndërron jetë dyshja legjendare Alice dhe Ellen Kessler

18/11/2025
Kroacia e mbyll me fitore, Çekia në “play-off”, rival i mundshëm i Shqipërisë

Kroacia e mbyll me fitore, Çekia në “play-off”, rival i mundshëm i Shqipërisë

18/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al