Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Radio Televizionit Shqiptar që transmetoi më datë 1 qershor një film me dy minorenë homoseksualë. Ai e ka kundërshtuar hapur promovimin e kësaj marrëdhënie tek minorenët dhe për më tepër e ka cilësuar si të pështirë.
“Kjo është e pështirë, e ndyrë, e neveritshme dhe madje barbare. Kjo është më e shëmtuar edhe se vetë TVSH-ja.Qeveria shqiptare takson çdo familje të këtij vendi, përfshirë ato në nevojë, që të subvencionoje televizionin publik. Janë 10 milionë euro taksa në vit, që paguhen nga të varfër dhe të pasur”-ka shkruar Tomorri në rrjetin social “Facebook”.
Një reagim i ngjashëm ka ardhur edhe nga Koalicioni Shqiptar për Shqipërinë. Koalicioni shkruan se do të paraqesë një ankesë te AMA për të ndaluar transmetimin e filmave të tillë, pasi ndikojnë tek formimi dhe orientimi seksual i fëmijëve.