• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E kthyen azilin në fermë kanabisi, dënohen me burg dy të rinjtë shqiptarë (Emrat)

27/08/2018
Shqipëria legalizon kanabisin mjekësor, ja kushtet për mbjelljen dhe përdorimin

Një azil i vjetër në Wirral, Angli, ishte kthyer në një ferme sekrete ku kultivohej kanabis me vlerë disa dhjetëra mijëra paund, u tha në gjykatën e Liverpool më 25 gusht 2018, ku në bankën e të akuzuarve ishin dy shqiptarë nga 20 vjeç.

Kur policët bastisën lokalet në Thornton Road, Bebington, në një shtëpi të mbuluar me gjethe në periferi më 9 korrik të këtij viti, zbuluan se shtatë dhomat në atë pronë të veçauar ishin kthyer në dhoma për kultivimin e kanabisit. “Një nga punëtorët ishte një shqiptar pa dokumenta, Pjetër Ndoji, që u shfaq në dritare dhe u përpoq të kërcente jashtë e t’ia mbathte, por që u kap nga policia”. Kështu tha prokurori Peter Hussey.

Brenda ndërtesës, policët gjetën një tjetër emigrant ilegal, Elvin Preçin dhe kështu, të dy shqiptarët u arrestuan.

Të tjerë policë u sollën në vendin e ngjarjes për të shkatërruar fermën dhe punonjësi i kompanisë së energjisë së Skocisë u thirr për të bërë lidhjet e duhura elektrike, pasi ato që ishin bërë ishin të paligjshme. Ky punonjës vlerësoi se humbja për kompaninë e energjisë elektrike ishte 10-11 mijë paund sepse pajisjet kishin punuar 18 orë në ditë për dy muaj. Pajisjet elektrike në atë fermë të sofistikuar përfshinin 79 llampa, secila nbga 600 vat, 79 transformatorë, 110 filtra karboni. Një ekspert i drogës llogariti se se vlera e asaj ferme me bimë kanabisi ishte rreth 140 mijë paund.

Pjetër Ndoji, 20 vjeç, tha se ai kishte mbërritur në vend prej dy muaj e gjysmë nga Holanda në pjesën e pasme të një kamioni. Pasi flinte rrugëve, një burrë i kishte propozuar që të kujdesej për fermën e kanabisit dhe i kishte afruar ushqim dhe ujë. Elvin Preçi, shqiptari tjetër, 20 vjeç, tha se ai kishte arritur me një kamion dhe po ashtu i ishte ofruar të kujdesej për fermën e kanabisit.

Burgosen të dy me nga 12 muaj burg

Gjyqtari Anil Murray tha se se ai e pranonte që ata kishin luajtur një rol të vogël në atë ndërmarrje dhe se kishin qënë atje për t’u kujdesur për bimët. Të dy shqiptarët që u ndihmuan nga një përkthyes u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe shpenzimin e energjisë elektrisë në mënyrë ilegale.

Avokatët e shqiptarëve thanë se ata të dy donin të ktheheshin në atdhe sa më shpejt të ishte e mundur. Asnjëri prej tyre nuk kishte pasur dënime të tjera. Madje, Preçi kishte treguar potencial akademik dhe tha se kishte ardhur në Angli për t’u arsimuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al