Nuk kalon një ditë pa raportime për shqiptarë të arrestuar pasi kapen në të ashtuquajturat ‘shtëpitë e barit’ në Angli. Këtë herë u regjistruan dy raste në Bradford të Anglisë. Në rastin e parë, një shqiptar 38 vjeçar u kap në një tempull sik, të cilin e kishin kthyer në fabrikë kanabisi të sofistikuar.
Poicët thanë se fabrika e kanabisit ruhej me një sistem kamerash dhe bimët narkotike brenda saj kapnin një vlerë prej 1 milion sterlina. Fatjon Jaupi e pranoi fajin, por gjykatësi nuk e dënoi me burg. Ai tha se është më mirë që ta deportojnë në Shqipëri. “Nuk është në interesin publik që të të mbajmë këtu me paratë e taksapaguesve britanikë,” tha ai.
Në një tjetër vendim, gjykata në Bradford dënoi dy shqiptarë që u kapën në një tjetër ‘shtëpi bari’.
Ata janë Ervis Roçi dhe Edi Kotorri. Në banesën e kthyer në punishte kanabisi u gjet drogë me vlerë të paktën 350 mijë sterlina. Dy shqiptarët u dënuan me 40 muaj burg, secili nga 20 muaj.