Pas Don Zhuanit të drejtësisë, Guximtar Boçi, ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, edhe kolegia e tij, Blerta Çibuku, u përjashtua nga radhët e drejtësisë. Cibuku nuk e ka kaluar vettingun, pasi është gjetur me probleme edhe në kriterin e pasurisë. Gjyqtarja është bërë objekt i emisionit Stop, në vjeshtën e vitit 2016, pas denoncimit të skandalit seksual të gjyqtarit Guximtar Boçi. Ky i fundit i kërkonte favore seksuale një gruaje në proces divorci, në këmbim të ndërhyrjes tek bashkëpunëtorja e tij Çibuku, në ndarjen e pasurisë./tvklan.al