Tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë në tre aksidente të regjistruara gjatë pasdites së stome në Tiranë, Sarandë dhe Shkodër.
Aksidenti i parë u shënua në fshatin Prezë ku një 60-vjeçar humbi jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56, ku automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra këmbësori ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Edhe në Sarandë një tjetër i moshuar humbi jetën në rrethana të ngjashme. Aksidenti u regjistrua në fshatin Vrion, ku automjeti tip “Benz” ka goditi aksidentalisht këmbësorin 75 vjeçar K.K., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit shtetasin I.Ç., 43 vjeç, banues në Sarandë, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij.
Ndërkohë në Shkodër rreth orës 17:05 në hyrje të fshatit Oblikë u aksidentuar dy motoçikleta.
Njëri nga drejtuesit e motoçikletës me iniciale B. E., ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.