• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E goditi ngaqë kështu ia tha koka. Jo, e urdhëroi Ed Drama. As njëra, as tjetra, e goditën analistët…

10/12/2022

Nga Çapajev Gjokutaj

Edhe në kafene tema më e nxehtë e javës ishte goditja me grusht e Berishës. E diskutuam gjatë po asnjeri nuk mendonte si tjetri.

E bëri Ed Drama, shkroftinte Naqja dhe si argument sillte faktin që qendrimi kaq gjatë në majën e pushtetit të prish. Fillon të ndihesh vet zot e vet shkop, vet Ali e vet kadi. Këtu i vë minat një resorti, atje vendos të zhbësh portin e Durrësit se kështu ta thotë koka. Pse të mos paguash edhe njerëz që të rrahin kundërshtarët?

Ashtu të paça, e qesëndisi Lilua, pse të mos e bënte, për më tepër se modelin e kish gati, ia kishte përgatitur Saliu i Parë. Të kujtohet besoj, s’la kundërshtar pa rrahur me Milo e Imam, me Legis e Majko, madje edhe vetë Ramën e bëri për qepë e kripë.

Ç’është e vërteta modelin e rrahjes së kundërshtarit Saliu e krijoi, e shpuri më tej qesëndinë Qebiri, ndaj si autor i takonte të merrte dhe honorarin, në të njëjtën monedhë.

Përralla me mbret, u hodh Beqiri, unë them se goditja është vepër e muhabeteve televizive. Kishin javë që gati çdo natë gjithologët bënin fallxhorin, jo po do ndodhë ashtu, jo po do shkojë kështu. Madje edhe këtë skenarin e goditjes e kishin përfolur. Ai i sëmuri i gjorë i dëgjoi dhe mëndje zeza i tha: ç’pret, hidhu e bëje.

Gjynah mos paça, ndërhyri Ilmiu, po mua një mëndje më thotë se gjynahqarin e vuri vetë Berisha. E dëgjoi skenarin në tv dhe tha pse të mos e realizoj, do ha një grusht surratit po qari do jetë më i madh se zarari. E patë që gjynahqari e gjuajti me të majtën? Doemos që ta ruante. Hesap i qëruar, edhe mishi piqej edhe helli s’digjej.

Është vazhdim i një tradite kombëtare, e trashi zërin Qaniu. Në Tiranë bëhej festë e madhe, kishin ardhur gjithë liderët e Evropës. Ka qënë si punë tradite denbabaden, ku kishte festa kishte dhe sherre. Si shkoi dasma, pati ndonjë sherr? ishte pyetja e parë që i bëhej dasmorit kur kthehej në shtëpi.

E goditi ngaqë kështu ia tha koka, ndërhyra unë, me mëndje esëll vështirë të gjykosh veprimet e një të sëmuri mendor.

Zotrote si gjithnjë, as mish as peshk ma pat Naqja dhe e ngërdheshi fytyrën si klloun cirku.

Diskutimi vazhdoi gjatë po, siç e thashë, qendrimet ishin majë më majë, asnjeri s’jepte e merrte me tjetrin. S’po dëgjoja më, ngaqë nisa të meditoja pse e kemi kaq vështirë të biem në një mëndje dhe shumicën e muhabeteve e kthejmë në zënka, herë të fjetura e herë prush?

Është veçori jona si popull apo e kanë dhe të tjerë? Në periferi të mendimit më vezulloi frazeologjia ‘stan me lepuj’, po e përzura sakaq. Vete e zbrazej mbi një popull të tërë se të qesëndisi njëçik Naqja, qortoi vetja veten.

Kamarjerja ka ditë që s’ka ardhur, shkon nga e ëma t’i shërbejë se e ka zënë covidi.

Related Posts

E rëndë/ 12-vjeçari ndërron jetë në spital
Kryesore

I dënuari nga Saranda ndërron jetë në QSUT

20/01/2026
Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028
Kryesore

Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

20/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë në Përmet/ Një i ri gjendet i vdekur

20/01/2026
“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit
Kryesore

“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit

20/01/2026
Identifikohet shqiptari i vrarë në burg Korydallos në Greqi (Emri)
Kryesore

Media greke: Ja si i shpëtoi Jani Aliaj atentatit disa muaj më parë

20/01/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në burgun grek, eksperti: Janë ofruar miliona!

20/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kombëtarja U-21 / Shqipëria test miqësor me Japoninë më 27 mars

Kombëtarja U-21 / Shqipëria test miqësor me Japoninë më 27 mars

21/01/2026
E uroi live! Lorna e BBVA zbulon emrin e partnerit, kush është reperi që jeton në SHBA?

E uroi live! Lorna e BBVA zbulon emrin e partnerit, kush është reperi që jeton në SHBA?

21/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al