• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E frikshme/ Turisti çek zbulon predhat në plazhin e Sarandës, policia s’ka shkuar ende t’i verifikojë (VIDEO)

24/08/2020
E frikshme/ Turisti çek zbulon predhat në plazhin e Sarandës, policia s’ka shkuar ende t’i verifikojë (VIDEO)

Në këtë plazh, jo më shumë se një kilometër në veri të qytetit të Sarandës, një turist çek ka zbuluar dhjetra predha mortajash vetëm 20 metra larg bregut. David ishte në kërkim të një plazhi të qetë me pak njerëz dhe u zhyt nën ujë duke filmuar dhe aty gjeti municionet e rrezikshme

“Po kërkonim plazhe pa njerëz (duke treguar me gisht nga sipër)””

“Kur i gjetëm për herë të parë ishim duke notuar 20 metra larg bregut. në 4 metra thellësi janë rreth 30-40 predha. U trondita. Mu duken si shishe, bëra video dhe kur i pashë në breg u binda që janë bomba. Janë mjaft afër bregut. Duhet bërë diçka”

David dha menjëherë sinjalin për turistët e tjerë çekë dhe polakë që janë në Shqipëri. Ata kanë krijuar një grup në facebook dhe ndajnë eksperiencat e tyre kur udhëtojnë apo vizitojnë vendet më të pazakonta për turistët e tjerë. David lajmëroi edhe policinë që ditën e diel, por në zonën ku ndodhen predhat e rrezikshme nuk ka asnjë sinjalizim. Për më tepër aty vijojnë të bëjnë plazh turistë të tjerë. Ne gjetëm Danielën e cila ka ardhur nga Serbia, edhe ajo i zbuloi predhat.

“I pashë këtu dhe ishte cekët. Disa fëmijë erdhën dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme. Jemi të shokuar. Unë jam për herë të parë në Shqipëri. Por kjo është një gjë shumë e keqe për turizmin. Njerëzit u trembën. I bëj thirrje policisë dhe qeverisë të bëjnë diçka. T’i nxjerrin këto bomba nga deti ose të venë dhe tabela. Është e rrezikshme per turistet. Nuk është normale. Është për luftë jo për turizëm. Kam 10 dite këtu, dua të vi prape por kam frikë. Nëse është çdo plazh si ky nuk ka siguri”

Ushtarakë që kanë parë videot e filmuara nën ujë nga turisti cek thonë se municionet janë të reja dhe jo të luftës së dytë botërore. Ajo mund të jenë marrë nga ndonjë nga reparet ushtarake në zonë gjatë vitit 1997 dhe janë hedhur më pas në det. Fare pranë vendit në fakt ka qenë një repart ushtarak i marinës./ Tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al