Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë ditët e fundit, në shumë akse të vendit ka pasur rrëshqitje dherash. Pranë Borshit kemi dëmtim të konsiderueshëm të rrugës në njërin krah. Sic shihet nga pamjet që sjell Argjirolajm.net vihet re një rrëshqitje e madhe e bazamentit të rrugës. Kalimi i atuomjeteve bëhet me vështirësi të madhe vetëm në njërën anë.