Prej pak kohësh në Gjirokastër është hapur një dyqan me markën kombëtare ‘E Dua’. Ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro, tregon historinë e Manjola Bicit, e cila administron këtë biznes të ri me produkte tradicionale. Dyqani ‘E Dua’ është hapur pas mbështetjes me fonde shtetërore nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ja çfarë shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.
“Në këtë të diel mes Ditës së Grave dhe Ditës së Verës, dua të ndaj me ju ditën e një zonje gjirokastrite që në Pazarin e restauruar të Gjirokastrës ka gjetur vendin, kohën dhe traditën për idenë e duhur, Manjola Bici. Pasi hapi dyqanin e parë ‘Zahire Shqiptare’ me gjithë ç’ofron sofra e maleve dhe luginave nga Përmeti në Dropull, Manjola përfitoi nga mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë për të hapur dyqanin e dytë me markën kombëtare “Edua”, “Edua Gjirokaster”që patëm kënaqësinë ta vizitojmë me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi”, shkruan Kumbaro duke publikuar edhe fotot nga vizita tek dyqani në zonën muzeale.
©argjiroja.net