Nga Junxhin Çela
E ardhmja ne PD, mesazh realist per demokratet, koha te dalim pertej propagandes dhe te ballafaqohemi me realitetin ne sy, perballja me problemin eshte e vetmja menyre per ta luftuar dhe tejkaluar.
Gjate ketyre 8 viteve te Berishistit Basha Partia Demokratike ka deshtuar te rritet, ky eshte fakt qe nuk e thone vetem sondazhet sistematikisht ne çdo kohe por edhe te gjitha zgjedhjet qe kur ka marre drejtimin Basha te cilat i ka humbur ato, pyetja qe duhet te bej nje demokrat eshte pse?
Partia Demokratike gjate Bashes ka deshtuar dali pertej protestave agresive dhe konstante ne kohe qe nuk kane sjelle nje rritje te partise pertej strukturave te perhershme, denoncimi i drejte i korrupsionit te qeverise aktuale nuk ka vlere nese vjen nga te njejtet njerez qe shoqeria shqiptare u dha kartonin e kuq ne zgjedhjet e 2013 pikerisht per shkak te korrupsionit, shqiptaret kane refuzuar mos rinovimin e PD dhe mos hapjen e saj ne shoqeri permes nje gare reale demokratike.
“Sot ne PD jane ende te njejtet njerez qe ishin ne kohen e Berishes te cilet jane provuar dhe kane deshtuar” degjon gjithandej tek votuesit potencial te PD shumica e tyre nga pjesa gri e votuesve apo socialist te zhgenjyer qe duan rotacion por ende refuzojne ta mbeshtesin ne zgjedhje nje parti si ajo e Bashes qe nuk ka treguar shenja reflektimi, modernizimi dhe rinovimi.
Nese demokratet duan qe partia e tyre te jete alternativa reale ajo duhet te reformohet duke ju dorezuar demokracise plotesisht pasi vetem konkurenca reale sjelle besim dhe perfaqesim, duke u hapur ne shoqeri per t’a perfaqesuar ate dhe kerkesat qe ajo ka sot, jo te perfaqesohen ato pak interesa dhe karrige te njejta qe kane zaptuar aty gjithe hapesiren prej dekadave tashme, kapitulli Berisha duhet te mbyllet qe PD te behet shprese per shqiptaret dhe jo vetem te jete shprese per aspiratat personale per ato karrige te vjetra me mentalitet te vjeter qe nuk ndryshojne/rinovohen asnjehere.
Basha/Berisha sado shuplaka te marrin ne zgjedhje apo ne protesta ku mbeshtetja eshte e qarte nga numrat e pjesemarresve se ka rene plotesisht nga shoqeria ata kane lluksin thjeshte te presin qe shqiptaret te merziten aq shume me pushtetin e PS sa te votojne ata te rimarrin pushtetin perseri, shpresojne qe demokratet dhe strukturat me durim do presin qe PD te fitoj vone por te fitoj me Bashen/Berishen dhe ekipin e tyre te vjeter ne krye, pyetja qe duhet te bejne demokratet eshte e kane kete lluks me kohen edhe pjesa tjeter e demokrateve ne vend?
Nga pafuqia duket se Basha do vazhdoj me shantazhimin e demokracise me ate qe i ka mbetur guret, zjarri dhe destabilizimi, vetem per te negociuar qe te kapi forma te pushtetit dhe mbijetoj ai personalisht ne kohe, eshte e dukshme se nuk ka qellim te rrisi votat e PD pasi nuk po kryen brenda PD reformat qe kerkohen per kete, ai pret qe PS te humbasi dhe mos te fitoj PD.
Basha dhe Berisha kane me vete mbare ato media afer PD qe financohen po prej ketyre te cilet krijojne nje fryme te demokratet se Basha dhe Berisha duhen mbeshtetur, por ky nuk eshte interesi i demokrateve por i xhepave te pronareve te ketyre mediave qe jane te lidhura me xhepin e Bashes dhe Berishes, ata nuk kane domosdoshmerisht qellim te sjellin fitore per PD por te mbajne ne krye te PD ata qe i paguajne.
Pertej shpresave te Bashes nese ai humbet zgjedhjet e Prillit panorama apo peisazhi ne PD nuk do jete njesoj siç shpreson Basha dhe Berisha me ekipin e vjeter te pushtetareve qe kane marre me kohe kartonin e kuq nga shqiptaret, gjasat jane qe demokratet guximtar do sfidojne drejtimin qe sjelle deshtime elektorale, nese kjo ndodh atehere kjo eshte beteja e fundit qe ka Basha nese humbet, PD duhet te mendoj diten e neserme pa Bashen, si do te ringrihet ajo nga hendeku ku e ka futur koha e Berishes dhe kukullave te tij qe ka mbaruar prej kohesh pasi nuk frymezojne askend ne vend per ti votuar, PD duhet te futet ne nje kohe te re post Berisha duke modernizuar partine dhe bere konkuruese, PD duhet te bej gjithe ato reforma qe ka deshtuar te bej Basha i Berishes.
PD ka nevoje qe te mbijetoi sfidave dhe dinamikave te kohes, nje strategji eshte te dezerzoj e para nga modeli klientelist i njejte me PS/LSI te cilin e identifikojne shqiptaret, duke u kthyer ne nje platforme reale perfaqesimi demokratik te interesave shoqerore, kjo do sillte mbare vendin ne PD perseri si fillimin e 90-tes, duke qene shpresa per nje Shqiperi demokratike me shtet te se drejtes si gjithe pjesa tjeter e Europes.
Duhet te ngrihen demokratet per te ngritur nivelin dhe krijuar nje PD 2.0 me qellim per ti mbijetuar kerkesave te kohes qe ka shoqeria shqiptare apo duhet te heshtin dhe te lejojne Bashen dhe Berishes te fundosin edhe me tej PD? Kjo eshte pyetja realiste qe duhet te bej ne mendjen e vete çdo demokrat ne zemer.