11 vite më parë në Gjirokastër ndodhi një tragjedi. Makutëria për të ndërtuar vend e pavend, ishte shkaku i rrëzimit të një pallati 5 katësh. Ishte data 9 nëntor 2008, kur në tentativën për të hapur sheshin e ndërtimit për një qendër tregtare pranë lagjes ’11 Janari’, u rrëzua një pallat, në rrënojat e të cilit humbën jetën tre persona dhe mbetën të pastrehë 14 familje. Viktimat ishin Valbona Dalani, vajza e saj Anxhela Dalani dhe e moshuara Parashqevi Zoto. Për këtë ngjarje të rëndë, Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi 38 vite burg dhe gjoba të ndryshme për të pandehurit.
Por gjykata shpalli fajtorë katër nga shtatë të pandehurit, ndërsa tre të tjerë i liroi nga akuzat. Kështu, për të akuzuarin kryesor, Sotiraq Janorën, administratorin e firmës “Arti” sh.p.k., u vendos dënimi me 6 vjet burg. Gjykata dënoi me 2,6 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë Afërdita Papamihalin, ish-sekretare të KRRT-së së Bashkisë Gjirokastër, me dy vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë Admir Shehajn, ish-inspektor në Inspektoratin e Ndërtimit në Bashki, sikundër u vendos edhe për Gjergji Meçin, inxhinierin e firmës që shkaktoi shembjen e pallatit pesëkatësh.
Togat e zeza kanë dhënë në total 12.6 vjet burg, si dhe gjoba në vlerën e përgjithshme 1.5 milionë lekë. Ndërkohë, Alfred Mamani, ish-përgjegjës i Zyrës së Urbanistikës, si dhe dy ish-punonjës të policisë bashkiake, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaraj, janë shpallur të pafajshëm. Që pas asaj ngjarje në Gjirokastër ka pasur alarme të tjera për rrëzim pallatesh.
Më i fundit ishte ai në lagjen “Kodra e Shtufit” një vit më parë. Me siguri nuk do të ketë të tjera. Ndërtimet pa kriter të pas viteve ‘2000 në Gjirokastër, kryesisht në lagjen “Kodra e Shtufit” janë një ‘minë me sahat’. Të shpresojmë që nuk do të ripërsëritet tragjedia e 11 viteve më parë. Shihni më poshtë disa foto të asaj ngjarje.
©argjiroja.net