• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tragjedia e 11 viteve më parë në Gjirokastër, shihni këto pamje (FOTO)

09/11/2019
Tragjedia e 11 viteve më parë në Gjirokastër, shihni këto pamje (FOTO)

11 vite më parë në Gjirokastër ndodhi një tragjedi. Makutëria për të ndërtuar vend e pavend, ishte shkaku i rrëzimit të një pallati 5 katësh. Ishte data 9 nëntor 2008,  kur në tentativën për të hapur sheshin e ndërtimit për një qendër tregtare pranë lagjes ’11 Janari’, u rrëzua një pallat, në rrënojat e të cilit humbën jetën tre persona dhe mbetën të pastrehë 14 familje. Viktimat ishin Valbona Dalani, vajza e saj Anxhela Dalani dhe e moshuara Parashqevi Zoto. Për këtë ngjarje të rëndë, Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi 38 vite burg dhe gjoba të ndryshme për të pandehurit.

Por gjykata shpalli fajtorë katër nga shtatë të pandehurit, ndërsa tre të tjerë i liroi nga akuzat. Kështu, për të akuzuarin kryesor, Sotiraq Janorën, administratorin e firmës “Arti” sh.p.k., u vendos dënimi me 6 vjet burg. Gjykata dënoi me 2,6 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë Afërdita Papamihalin, ish-sekretare të KRRT-së së Bashkisë Gjirokastër, me dy vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë Admir Shehajn, ish-inspektor në Inspektoratin e Ndërtimit në Bashki, sikundër u vendos edhe për Gjergji Meçin, inxhinierin e firmës që shkaktoi shembjen e pallatit pesëkatësh.

Togat e zeza kanë dhënë në total 12.6 vjet burg, si dhe gjoba në vlerën e përgjithshme 1.5 milionë lekë. Ndërkohë, Alfred Mamani, ish-përgjegjës i Zyrës së Urbanistikës, si dhe dy ish-punonjës të policisë bashkiake, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaraj, janë shpallur të pafajshëm. Që pas asaj ngjarje në Gjirokastër ka pasur alarme të tjera për rrëzim pallatesh.

Më i fundit ishte ai në lagjen “Kodra e Shtufit” një vit më parë. Me siguri nuk do të ketë të tjera. Ndërtimet pa kriter të pas viteve ‘2000 në Gjirokastër, kryesisht në lagjen “Kodra e Shtufit” janë një ‘minë me sahat’. Të shpresojmë që nuk do të ripërsëritet tragjedia e 11 viteve më parë. Shihni më poshtë disa foto të asaj ngjarje.

©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al