• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dyshimet pas shenjave në trup/ Studentja nga Delvina mund të jetë sakrifikuar nga një sekt

02/06/2021
Dyshimet pas shenjave në trup/ Studentja nga Delvina mund të jetë sakrifikuar nga një sekt

Evgjeni Baxho, 23-vjeçarja që humbi jetën në rrethana misterioze në Tiranë përpara pak ditësh, mund të jetë sakrifikuar. Në media u raportua se e reja vdiq pas një infeksioni në dhëmballë, por më pas detaje të frikshme u publikuan. Në trupin e pajetë të vajzës ishin vizatuar disa simbole misterioze me ngjyrë të kuqe.

Për Ervin Karamuçën, ekspert i profilizimit kriminalistik dhe gazetaren Anila Hoxha, të ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ngjarja në fjalë jo vetëm që nuk ka ndodhur për shkaqe natyrore, por është e radhës në një seri vdekjesh të dyshimta në kryeqytet.

Ata u shprehën se hetuesit janë të painformuar për raste të tilla dhe për pasojë, çështje të tilla mbyllen pa u shkuar deri në fund dhe pa ndëshkuar autorët.

Sa i përket simboleve që ishin vizatuar në trupin e Baxhos, Karamuça tregon edhe për misterin që i mbështjell ato.

“Diagrama nuk bënte përputhje me asnjë lloj simboli. Çdo ritual ka simbolet e veta. I njohin pak veta. Nëse do të ishte tatuazh, boja do të ishte blu. Por ajo ishte e kuqe dhe në një sipërfaqe të madhe të trupit. E kuqja simbolizon gjakun. Mund të jetë edhe gjak…”, tha ai.

Eksperti është i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë, dhe kjo sipas tij është një kambanë alarmi pasi nëse këto çështje vijojnë të mos hetohen deri në fund, shumë të rinj e të reja do të jenë në shënjestër të këtyre grupeve.

Sipas tij, në vendin tonë kanë penetruar persona që nëpërmjet sekteve apo ritualeve okulte, duke përfituar edhe nga mungesa e informacionit, po shënjestrojnë viktimat e tyre të radhës.

“Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti i policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar. Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët. Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite”, tha Karamuça.

Ervin Karamuça thekson se është e rëndësishme që shteti të marrë masa sa shifrat nuk janë ende të larta, dhe të ngrihen grupe ekspertësh për të luftuar këto raste që po marrin jetë njerëzish.

Ai thotë se kemi të bëjmë me disa vrasës serialë që përdorin praktika vetëflijimi dhe sakrifikimi. Duke u kthyer tek rasti i 23-vjeçares, ai thotë se ajo mund të jetë sakrifikuar nga një sekt apo grup i caktuar. Dhe sakrifikimi në këtë rast bëhet pa përdorur asnjë lloj arme apo mjeti tjetër.

“Ka disa praktika që kanë të bëjnë me frekuencat e trupit, për të ndaluar procese jetike në organizëm. Këta janë vrasës serialë…E kanë sakrifikuar. Kam dyshime që viktima do ketë tentuar të dalë nga rrjeti, dhe e kanë asgjësuar”, deklaroi eksperti.

Ndërsa, gazetarja Anila Hoxha që e ka ndjekur me interes rastin e Evgjenisë, thotë se ka folur me njerëz që e njihnin, të cilët kanë pohuar se e reja kishte nisur të izolohej.

“Evgjenia kishte lënë në mes studimet, kishte nisur një kurs për kompjuter. Kishte nisur izolimin. Një kamerier e kishte ftuar për kafe, e kishte pyetur pse po mungon dhe ajo i kishte thënë se ishte sëmurë. Po e telefononin me insistim, qëndruam 15 minuta, dhe tha që duhej të çohej se do takonte një të afërm”, tha ajo./ Abc News

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kryesore

Gjirokastër, djali denoncon në polici: Më ka humbur babai!

18/07/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari

18/07/2025
Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve
Kryesore

Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve

18/07/2025
Kryesore

Qeveria e re, Rama paralajmëron një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale

18/07/2025
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al