• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dyshime për paratë e apartamentit, rihapet hetimi për gjyqtaren e Gjirokastrës

24/10/2020
Dyshime për paratë e apartamentit, rihapet hetimi për gjyqtaren e Gjirokastrës

Me argumentin se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) nuk ka vlerësuar drejt mungesat e burimeve të ligjshme për vitet 2007 dhe 2008 të parave me të cilat gjyqtarja Brahimi bleu një apartament dhe një njësi shërbimi në Gjirokastër si dhe nuk ka hetuar në thellësi pretendimet e saj për kursime familjare, komisioneri Florian Ballhysa kërkoi rihapjen e hetimit për të trija kriteret e vlerësimit ndërsa ia lë në dorë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vendosë në përfundim të hetimit nëse gjyqtarja duhet të mbahet në detyrë apo duhet të shkarkohet.

Gjyqtarja Brahimi ka punuar në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të apelit në Gjirokastër që nga viti 2001 ndërsa mori konfirmimin në detyrë në korrik pasi arriti të bindë trupën gjykuese në KPK për pasaktësitë dhe mungesën e burimeve.

Problemet kryesore të vërejtura nga KPK lidheshin me blerjen e një pasurie në vitin 2008 të përbërë nga një apartament dhe një njësi shërbimi, për të cilat, KPK vërejti mungesë burimesh të ligjshme por jo në përmasa të tilla sa të mjaftonin për shkarkimin e saj nga detyra. Burimet e saj për blerjen e pasurisë konsistonin në 2.3 milionë lekë kursime personale dhe një hua e marrë privatisht me interes në masën 30 mijë euro.

“Komisioneri Publik, nga verifikimi i akteve, vlerëson se hetimi i Komisionit mbi burimet e ligjshme, që kanë shërbyer për krijimin e pasurive të paluajtshme […] nuk paraqitet i plotë,” shkroi komisioneri Ballhysa në ankimimin e tij. Sipas Ballhysës, analiza e KPK për të vlerësuar mundësinë e familjes për të kursyer shumën 2.3 milionë lekë për blerjen e apartamentit është i paplotë dhe se bashkëshortit të subjektit nuk i është kërkuar dokument justifikues për të ardhurat e tij nga paga.

Komisioneri konsideron gjithashtu të përciptë hetimin që ka kryer KPK mbi faktin që fëmijët e subjektit janë arsimuar në shkolla private në Shqipëri dhe në Britaninë e Madhe, për të cilët, subjekti ka deklaruar se njëri prej fëmijëve ka marrë bursë për shkollimin në masën 60% në Shqipëri dhe fëmija tjetër ka marrë bursë në masën 100% për shkollimin në Britaninë e Madhe por ka mbuluar vetë shpenzimet për jetesë dhe strehim. Sipas komisionerit, KPK ka marrë si të mirëqena deklarimet e subjektit pa verifikuar ekzistencën apo jo të bursave të marra si dhe nuk ka llogaritur shpenzime për udhëtimet në Britaninë e Madhe.

“Komisioneri Publik, marrë në konsideratë informacionin mbi kostot e larta të studimeve, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson si të nevojshëm administrimin e dokumentacionit ligjor justifikues lidhur me: (i) bursat e përfituara nga këto institucione; (ii) tarifat e shkollimit, akomodimit dhe (iii) shpenzimet e jetesës, në mënyrë që të konkludohet mbi mundësinë financiare të subjektit të rivlerësimit për të mbuluar me burime të ligjshme shpenzimet dhe kursimet e kryera për vitet 2014-2016, pasi rezulton se këto shpenzime janë një zë i konsiderueshëm në analizën financiare për këtë periudhë,” thuhet në dokumentin e ankimimit.

“Komisioneri Publik çmon se është i nevojshëm zhvillimi i hetimit në funksion tëkontrollit të ligjshmërisë të burimeve financiare, që kanë shërbyer për mbulimin e shpenzimeve të realizuara për periudhën 2014-2016,” shkruan më tej komisioneri.

Gjyqtarja Brahimi jeton me pagën e saj si gjyqtare, pagat e bashkëshortit në sektorin publik dhe në një laborator mjekësor privat si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e një mjedisi në Gjirokastër./ BIRN

Related Posts

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Kryesore

Kris arma në Athinë, plagoset shqiptari pronar i një restoranti dhe djali i tij

12/01/2026
Fryhet Vjosa dhe Drino, jugu kërcënohet nga përmbytjet. Çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnate
Kryesore

IGJEO: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

12/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Banorët në Selenicë nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia vendos shiritin e sigurisë
Kryesore

Banorët në Selenicë nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia vendos shiritin e sigurisë

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Një rrufe”, shkarkimi i Alonso-s “tërbon” mediat, tani Perez i beson Arbeloa-s

“Një rrufe”, shkarkimi i Alonso-s “tërbon” mediat, tani Perez i beson Arbeloa-s

13/01/2026
Autorja e librit ‘It Ends with Us’ diagnostikohet me kancer

Autorja e librit ‘It Ends with Us’ diagnostikohet me kancer

13/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al