• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy persona tentojnë të vrasin çobanin në mal, ja si i shpëtoi plumbave 36-vjeçari

15/03/2023
Dy persona tentojnë të vrasin çobanin në mal, ja si i shpëtoi plumbave 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga Selenica e Vlorës i ka shpëtuar plumbave të armës së zjarrit pasi u dhunua dhe kërcënua nga dy persona, me precedentë penalë, që kërkonin para prej tij.

Në pranga ra shtetasi Endri Beqiraj ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Julo Rrokaj.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe dhunuar shtetasin G. L., 36 vjeç, i cili punonte çoban, në fshatin Ramicë, për t’i marrë atij një shumë parash. Të dy këta shtetas, pasi nuk kanë marrë paratë e kërkuara nga 36-vjeçari, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij. Shtetasi G. L. ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave”, bëri me dije policia.

Njoftimi nga Policia Vlorë

Selenicë/Ndërhyrja në kohë dhe puna profesionale e shërbimeve të Policisë, bëjnë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një 36-vjeçari, pasi e kishin kërcënuar dhe dhunuar atë, për t’u dhënë një shumë parash, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Të dy këta shtetas, me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Shërbimet e Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ramicë, 2 shtetas kishin qëlluar me armë zjarri, në drejtim të një 36-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Si rezultat i kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasve që qëlluan me armë zjarri, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, konkretisht i shtetasit:

-E. B., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëautori i dyshuar, shtetasi J. Rr., 30 vjeç, banues në Vlorë, për kapjen e të cilit vijon intensivisht puna.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe dhunuar shtetasin G. L., 36 vjeç, i cili punonte çoban, në fshatin Ramicë, për t’i marrë atij një shumë parash. Të dy këta shtetas, pasi nuk kanë marrë paratë e kërkuara nga 36-vjeçari, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij. Shtetasi G. L. ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Related Posts

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve
Kryesore

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë

14/02/2026
Aksidenti tragjik në Athinë, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (Emri)
Kryesore

Aksidenti tragjik në Athinë, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (Emri)

14/02/2026
Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar
Kryesore

Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar

14/02/2026
Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti
Kryesore

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bombë” me Cristiano Ronaldon, refuzon të luajë me Al Nasr! Cila është arsyeja?

962 gola dhe nuk ndalet: Ronaldo vazhdon misionin historik

14/02/2026
Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al