Shqiptarja.com ka nisur të skanojë formularët e dekriminalizimit që kanë plotësuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kandidatët më problematikë rezultojnë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti që akuzohet si simbol i blerjes së votave në Shqipëri, abuzimit me pushtetin, për një karakter familjar dhe thellësisht klientelist. Sa i përket qarkut Gjirokastër, del se LSI ka dy kandidatë me probleme.
“Kandidati i LSI Elton Ismaili thotë se është dëbuar nga shteti grek për 5 vjet, në vitin 2002, sipas tij për mungesë dokumentacioni. Ndërsa kandidati tjetër Erald Alika në Tepelenë, është dënuar në vitin 2007 me 6 muaj burg, konvertuar në 2 vjet shërbim prove, për kundërshtim të punonjësit të policisë”, shkruan Shqiptarja.com