• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy gocat në Gjirokastër kishin dalë pa maskë, gjobiten me 3 mijë lekë (VIDEO)

18/10/2020
Dy gocat në Gjirokastër kishin dalë pa maskë, gjobiten me 3 mijë lekë (VIDEO)

678 gjoba janë vendosur nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin për mosvendosjen e maskave kundër Covid 19. Policia ka publikuar një video me pamje nga disa qytete të vendit, ku efektivët janë në terren për të ndëshkuar qytetarët që janë pikasur pa maska. Sic shihet nga pamjet mes të ndëshkuarve nga policia janë edhe dy vajza, të cilat kishin dalë pa maskë në qytet.

Njoftimi i plotë dhe pamjet

Në të gjithë vendin, kontrolle për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.  Prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila. Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19. Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025
Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë
Kryesore

Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë

10/07/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Sekuestrohen 9 pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër, nuk kanë burime të ligjshme financimi

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Në kujtim të viktimave të Wołyń\ Gjenocidi nazist në Poloni

Në kujtim të viktimave të Wołyń\ Gjenocidi nazist në Poloni

11/07/2025
Kritikat e Ramës, zbardhet kërkesa e prokurores Gjeli drejtuar KLP: Kryeministri me linçoi, kur u referuan materialet nuk kishte struktura betoni

Kritikat e Ramës, zbardhet kërkesa e prokurores Gjeli drejtuar KLP: Kryeministri me linçoi, kur u referuan materialet nuk kishte struktura betoni

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al