Italia po ndjek me dhimbje sot, ceremoninë mortore të përcjelljes në banesën e fundit të qytetarëve të saj që gjetën vdekjen tragjikisht tek ura Morandi, në Xhenova. 41 persona humbën jetën dhe disa prej familjeve të tyre zgjodhën të mos merrnin pjesë në funeralin e organizuar nga shteti.
Mediat italiane po e pasqyrojnë direkt ceremoninë shtetërore për 18 prej viktimave, ku spikatin edhe dy arkivole me flamuj shqiptarë, të dy djemve të rinj që u zunë nën rrënojat e urës, të Admir Bokrinës dhe Marjus Djerrit. Flamujt italianë kudo janë ulur në gjysëm shtizë.