• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy analistë e dy biznesmenë të njohur me projekte fiktive në Ksamil e Dhërmi, shkak për pezullimin e fondeve të IPARD për bujqësinë

31/07/2023
Dy analistë e dy biznesmenë të njohur me projekte fiktive në Ksamil e Dhërmi, shkak për pezullimin e fondeve të IPARD për bujqësinë

Rreth 40 ekspertë pritet të vijnë në Shqipëri për të verifikuar destinacionin e fondeve të programit IPARD. Brukseli njoftoi pak ditë më parë Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Disa projekte të financuara si pjesë e programit IPARD II u gjetën me parregullsi, të tilla si krijimi artificial i kushteve për të përfituar grante më të larta, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime të ndërtuar në një vend të ndryshëm nga kontrata e grantit, oferta false etj,” shkruhet në letrën e Komisionit Europian për qeverinë shqiptare.

Gazeta DITA mësoi se dy nga projektet më problematike i përkasin rivierës shqiptare konkretisht në Dhërmi dhe Ksamil. Në rastin e Dhërmiut, fondet që në letra rezultojnë për bujqësinë kanë shkuar për ndërtime vilash private. Në krye të këtij mashtrimi të hetuar nga OLAF janë dy biznesmenë të njohur. Të përfshirë janë dhe dy analistë të medias, që kanë përfituar vila në zonë.

Një tjetër projekt me devijime të rënda është zhvilluar në Ksamil, nga dy shtetas të huaj. Në qershor 2020, OLAF angazhoi edhe prokurorinë e posaçme, përmes një informacioni dhe kërkese për hetim të fondeve të IPARD II. Çështja u regjistrua fillimisht në SPAK dhe hetimet u ndoqën nga prokurori Klodian Braho. Por dy vjet pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK shpalli moskompetencën./DITA

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

07/12/2023
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Një deri në dy vite pa taksa vendore, ja kush përfiton në Gjirokastër

06/12/2023
Kumbaro: Kurorëzojmë me sukses vitin e Vjosës, Qendra Multifunksionale ngrihet në vitin 2024
Kryesore

Kumbaro: Kurorëzojmë me sukses vitin e Vjosës, Qendra Multifunksionale ngrihet në vitin 2024

06/12/2023
Shpallet studio fituese për Qendrën Multifunksionale të Vjosës (FOTO)
Kryesore

Shpallet studio fituese për Qendrën Multifunksionale të Vjosës (FOTO)

06/12/2023
Balla në Gjirokastër, fton gjimnazistët të studiojnë në Akademinë e Sigurisë
Kryesore

Balla në Gjirokastër, fton gjimnazistët të studiojnë në Akademinë e Sigurisë

06/12/2023
Rama: Para se Europa të na japë leksione, të kujtohen që edhe lumenjtë në BE kanë qenë të egër, por i zbutën
Kryesore

Rama: Para se Europa të na japë leksione, të kujtohen që edhe lumenjtë në BE kanë qenë të egër, por i zbutën

06/12/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

07/12/2023

“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

07/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al