Një sherr për motive ende të paqarta duket se është bërë shkak që dy aktorët e njohur shqiptarë Ledio Lako dhe Gent Hazizi të konfrontohen me njëri- tjetrin në rrugën e njohur si “Ish-Ekspozita”.
Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur për ‘RevistaËho’ se dy aktorët e njohur janë ndaluar, megjithatë do të proçedohen në gjendje të lirë.
Sakaq nga ana e protagonistëve të sherrit Lako dhe Hazizi nuk ka patur ende një reagim publik.