• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dueli Rama-Bakojanis në Athinë, sinjalet e një përballje të re

17/09/2020
Dueli Rama-Bakojanis në Athinë, sinjalet e një përballje të re

Nga Ylli Pata

Përplasja e Edi Ramës me Dora Bakojanis dje në forumin e Athinës, i organizuar nga “The Economist”, duket se ishte një skenë që i shkonte për shtat kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili sapo ka nisur negociatat me Edi Ramën, në një atmosferë të nderë të luftës së deteve, ku po ndodh përplasja me Turqinë e Erdogan.

Dora Bakojanis është arikektja, firmosësja, ideuesja dhe përgatitësja e “Paktit të Ujrave” që u firmos në vitin 2009 me qeverinë e Sali Berishës në Shqipëri. Ishte koha kur Greqia mbante Presidencën e radhës së OSBE-së.

Sot këtë Presidencë e mban Shqipëria dhe përballë saj ishte Edi Rama, kreu i kësaj Presidence dhe njeriu që ja ktheu në “nul”, ose që ndikoi ta kthejë në nul gjithë atë pakt, që për Dorën ishte “investimi i saj i jetës”.

Dora Bakojanis nuk është thjeshtë një ish-ministre e Jashtme e Greqisë, apo përfaqësuese e Nea Demokratia, që drejton qeverinë greke.

Ajo është motra e kryeministrit aktual të Greqisë, e si rrjedhim, është një kthim i asaj filozofie që Dora, si një diplomate e sprovuar në shërbim të vendit të saj, prodhoi marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dora Bakojanis dhe Kyriakos Mitsotakis janë fëmijët e Kostantinos Mitrotakis, kryeministrit të Greqisë në vitet ‘90, i cili ka mbështetur dhe hartuar një politikë agresive me Shqipërinë, që u vulos me një fushatë deregjistrimi të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët u vaftisën dhe ndryshuan identitetin vetëm e vetëm për të rritur numrin e “homogjenëve” grek në Shqipëri, i cili mbahet mend edhe për operacionet famëkeqe “Fshesa”, të dëbimit masiv të emigrantëve.

Dueli i Dorës me Edi Ramën dje u zhvillua për Erdoganin, për arsye se ky establishment në Greqi e shikon presidentin turk si autorin e rrëzimit të marrëveshjes me Shqipërinë.

Argument që është mbrojtur fort edhe nga ish-kryeministtri Sali Berisha për 11 vjet me radhë.

Edi Rama deklaroi në takim se nuk ka një qëndrim të Erdoganit dhe e mori përsipër vetë kërkesën për të rrëzuar marrëveshjen.

Ndërsa në takimin me emigrantët shqiptar në Athinë, deklaroi se Qeveria shqiptare nuk do të ndjekë logjikën e marrëveshjes së negocuar nga Ditmir Bushati me Greqinë, por një gjykim nga një pale e tretë, ose Gjykatë Ndërkombëtare.

Përse e ka thënë këtë kryeministri shqiptar? Duket hapur që me zërin e Dorës, pala greke ka bërë thuajse të qartë se ajo kërkon dokumentin e 2009-s në thelb.

Po mire, çfarë realisht ka negociuar Ditmir Bushati me Nikos Kotziasin, që mediat greke dje dhe sot e konsideruan një bazë për marrëveshjen e re? Kjo duhet bërë transparente sa më parë.

Related Posts

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025
Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun
Blog

Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun

30/11/2025
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Blog

Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën

26/11/2025
Një foto që na turpëron
Blog

Një foto që na turpëron

26/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Muçi-Hoxha në super formë, Sylvinho bëhet me krahë (VIDEO)

“Fenomen i vërtetë”, në Kroaci vlerësojnë Arbër Hoxhën

08/12/2025
VIDEO/ Elbasani triumfon ndaj Vllaznisë, fiton Dinamo

VIDEO/ Elbasani triumfon ndaj Vllaznisë, fiton Dinamo

08/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al