• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dua vërtet t’i besoj Sali Berishës, por veset e tij më pengojnë

10/02/2023

Nga Alba Malltezi

Dua t’i besoj Sali Berishës dhe çdo fjale të tij. Në të vërtetë jam përpjekur ta bëj që 29 vite më parë, ku si familje me tradita thellësisht të djathta nuk mund të ktheja sytë nga e majta apo çfarë vinte prej saj. Por, kur për shkak të punës dhe të misionit të së vërtetës nis të verifikosh atë që thotë, zbulon që gati 90 përqind shkatërrohet si një kështjellë e ndërtuar me rërë dhe ai 10 përqind që mbetet është i përzier gjysëm të vërteta me gënjeshtra që lenë pas vetëm shijen e keqe të shpifjes që ndot edhe atë pak përqindje të vërtetë që kishte hedhur për të gatuar qëllimisht sulme për këdo.

Dua t’i besoj Sali Berishës për të gjithë atë që përfaqëson dhe sidomos, për besimin e pamatë e pakushte që atij i kanë dhënë dhe i japin në gjithë këto vite disa të afërm, miq, kolegë, familjarë, bashkëatdhetarë. Jam përpjekur që në asnjë shkrim timin të mos e ofendoj, të mos përdor epitete të pavendta edhe pse batalioni i tij mediatiko-politik nuk ka kursyer baltën më të pisët ndaj nesh që nuk e mendonim njësoj.

Ashtu si edhe sot, dua t’i besoj kur thotë në sytë e të gjithëve që “McGonigal është fotografuar duke bërë orgjira me ministra, me Veliajn e të tjerë në Tiranë”… Janë fjali të rënda, mund të jenë skena të ndyra, një skandal i thellë që përzien bashkë korrupsionin, me tradhëtinë, me seksualitetin pervers.

E thotë Sali Berisha me atë sigurinë e tij të përhershme…”absolutisht po! Eshtë absolutisht e vërtetë!” Dhe i lë të gjithë me gojë hapur dhe të gjithë duan ta besojnë sepse një ish President apo një ish-Kryeministër i vendit duhetë të dijë më shumë se të gjithë ne, duhet të ketë informacion.

Pastaj, duke pritur fotot që ai duhet t’i ketë parë dhe duhet t’i publikojë, më kujtohen disa shkrime vërtetë të ndryra në Rilindjen Demokratike të viteve ‘90, me një tekst që mblidhte pikërisht aludime seksuale, korrupsioni, shantazhi, shpifje kundër gazetarëve që nuk e mendonin njësoj me të. Ishin anonime, por një koleg që punonte aty tha: “I shkruan vetë Sali Berisha!”. Nuk mund ta besoja atëherë, jo për sulmet politike, por për përzierjet perverse dhe të pista të një mendje që duhet të ishte gati patologjike që të arrinte të prodhonte fjali aq të shëmtuara, aspak etike.

Sot, duke e dëgjuar të flasë për McGonigal dhe ministra e kryebashkiakun e Tiranës se e di çfarë kanë bërë, duke e dëgjuar të flasë për orgjira, dua vërtetë ta besoj, pasi, mbeten ende dyshime në mendjen time se në ato shkrime aq të ulëta të Rilindjes Demokratike, anonime, nuk ishte Sali Berisha që i bënte, siç kolegu i RD-së deklaroi. Edhe pse, nëse ai koleg i RD-së e shpiku këtë gjë, mbeten të tjera fakte që përforcojnë vesin e Sali Berishës për të pavërtetën, që nga ngjarjet e mbulura, tek dëshmitë dhe videot e zhdukura, të ministra që i shërbyen të mbrojtur prej tij me çdo kusht e rrethanë.

Por, nëse nuk je vetë ashtu siç të tjerët i shan, nëse nuk bën vetë çka të tjerët akuzon, mbetet gjithnjë një shpresë se veset e njerëzve, ato që ata në publik thonë, nuk ekzistojnë në momentin që një foto, një video a një dokument, të vërtetuara të vërteta dhe jo manipulime, e tregon./Shqiptarja.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025
Kryesore

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)
Kryesore

Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)

13/05/2025
Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën
Kryesore

Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën

13/05/2025
Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura
Kryesore

Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura

13/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Kryesore

Humbja dramatike e PD, Berisha paralajmëron protestë në 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

13/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al