Ndërmarrja e Ujësjellësit në Bashkinë Dropull ka nisur së fundi një aksion për evidentimin e lidhjeve të paligjshme në rrjet. Mes rasteve ku është konstatuar abuzim, është edhe ai i kreut të Organizatës Socialiste të PS-së në fshatin Dervician.
Shtetasi L.K është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për lidhje të paligjshme të ujit. Veç tij janë gjetur edhe lidhje të paligjshme në familje të tjera. Ndërmarrja e Ujësjellësit të Bashkisë Dropull ka pak kohë që është krijuar si shoqëri aksionere.
© ArgjiroLajm.net