Nga shërbimet e Postës së Policisë Dropull u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. G., banues në fshatin Bularat, Gjirokastër, pasi ka thyer kamerat e banesës së një shtetasi tjetër, në fshatin Bularat. Gjatë kontrollit në afërsi të banesës së shtetasit S. G., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi fishekësh.