Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Jorgucat, pasi në hyrjen e fshatit Jorgucat, duke drejtuar motomjetin tip Yamaha, pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.