Një tërmet i fortë është ndjerë pasditen e sotme në veri të vendit. Sipas qendrës europiane të sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter dhe është ndjerë në orën 17:37, me thellësi 2 km.
Epiqendra ka qenë pak kilometra nga Kurbneshi, dhe 38 km në jug-perëndim të Kukësit.
Lëkundjet kanë qenë të forta duke shkatuar panik edhe te qytetarët.
Prej disa javësh vendi është përfshirë nga një valë tërmetesh, kryesisht në juglindje të vendit.