Në kuadër të nisjes së procesit të vettingut, kanë mbërritur sot në Shqipëri ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Gjatë ditës së premte pritet të verifikimi i kandidatëve për institucionet e Vettingut.
Kryetarja e misionit Genoveva Ruiz Calavera dhe 3 anëtarët e tjerë që do të përbëjnë ONM kanë mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte.
Tre Zyrtarët e tjerë pjesë e misionit janë nga Gjermania, Italia dhe Austria.
Pritet të ngrihet edhe një bord vendimarrieje në të cilin do të jenë anëtarë edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Anëtarët e ONM do të qëndrojnë me mision përgjatë kohës që do të kryhet Vettingu ndërsa ata do të largohen për t’i lënë vendin grupit tjetër të ONM kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe kolegji i Apelimit.