• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtori pranon rritjen e çmimit për ushqimin në kopshtet e Gjirokastrës, prindërit kundërshtojnë (VIDEO)

01/02/2019
Prindërit e Gjirokastrës si bankomat për bashkinë, veç taksave paguajnë për çdo gjë tjetër në kopshte. Ja tarifat që nuk dihet ku përfundojnë

Dy ditë më parë Argjirolajm.net publikoi mesazhin e një nëne nga Gjirokastra dërguar ‘Jeta Osh Qef’ lidhur me rritjen e pagesave për fëmijët në kopësht. Më pas ne kontaktuam me vetë nënën për të mësuar më tepër detaje rreth skemës se si Bashkia Gjirokastër zhvat prindërit në kopshtet publike, duke filluar që nga pagesa për lyerjen e kopshteve, për blerje tapeti, për mjete pune për fëmijët e deri tek vaktet ditore. Pak pasi ne e bëmë publike këtë çështje, reagoi në Facebook drejtori delirant i Agjencisë se Mirëqënies dhe Kujdesit Social në Bashkinë Gjirokastër, Armand Mamani.

Delirant sepse kujton se ne e kemi personale me të dhe sa herë del ndonjë lajm që ka lidhje me agjencinë e tij, Mamani ‘kakaris’ në Facebook, mundohet të bëjë si humorist, sajon ndonjë batutë dhe më tej pret konfirmimin përmes ‘Like-ve’ nga kryetarja dhe kolegët që i punojnë në bashki. Më e udhës do të ishte të jepte shpjegim për çështje të tilla dhe ne kemi detyrimin ta pasqyrojmë reagimin e tij siç kemi bërë në shumë raste, sesa të marrë role që as i takojnë e as s’i mban dot. Megjithatë ky është problemi i tij dhe raportit që ai ka me funksionin zyrtar, ndërgjegjen qytetare, median dhe të vërtetën. Sot ndërkohë ka pranuar për Tv Gjirokastra rritjen e tarifës për vaktin ditor të fëmijëve në kopësht dhe faktin që ajo nuk u aplikua në muajin janar sikundër u ishte thënë prindërve.

Në kronikën e përgatitur me këtë rast kishte edhe prindër që e kundërshtonin rritjen e çmimit, si dhe thonin gjithashtu se edhe në muajin e parë të vitit menuja ditore për fëmijët nuk kishte ndryshuar. Vetë drejtori  deklaron se menuja e re nuk është aplikuar për shkak të procedurave. Kështu u kishte thënë prindërve edhe për blerjen e tapetit, që vonohej për shkak të procedurave prandaj zgjidhja ishte që ata ta blenin vetë dhe ashtu ndodhi në fakt. Vetëm Bashkia Gjirokastër ka kaq shumë procedura të ndërlikuara. 

Mirë këta që kanë gjetur shesh e bëjnë përshesh, por këtu faji më i madh është i prindërve që zgjedhin të nënshtrohen, të ulin kokën dhe të paguajnë çdo tekë të bashkisë. E vërteta është se skema se si Bashkia Gjirokastër menaxhon kopshtet është abuzive. Nuk ka transparencë për fondet që u merren prindërve dhe njëkohësisht kopshtet humbasin funksionin publik për aq kohë sa prindërit paguajnë vetë çdo gjë. Shihni më poshtë kronikën e përgatitur nga Tv Gjirokastra dhe reagimin e Mamanit ditën që ne raportuam për problemin e kopshteve.

Drejtori aty aludon për ‘qytetarin dixhital’, pastaj i fanepset ‘Rilindja’ nga e cila përfitoi postin e drejtorit të spitalit prej nga ku u shkarkua për shkak të abuzimit me fondet publike. Qetësohu drejtor, se nuk je aq i rëndësishëm sa të merret njeri personalisht me ty. As me ty e as me shefen tënde. Bëmë publik shqetësimin e një nene që ka frikë të ta plasë ty dhe Zamira Ramit në sy apo edhe Këshillit Bashkiak që miraton vendime të tilla,  prandaj zgjodhi të shprehet në kushte anonimati.  Më pas duke njohur situatën në kopshte ne mbajtëm qëndrimin tonë kritikë, duke thënë se zhvatja që po u bëni prindërve në kopshtet publike është e turpshme. Sikundër është e turpshëm edhe heshtja kolektive e prindërve.Kaq!

©argjiroja.net 

Related Posts

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri
Kryesore

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri

12/10/2025
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti
Kryesore

Ndarja në vazo, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit

12/10/2025
Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur
Kryesore

Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

12/10/2025
E premtja e zezë në Shqipëri/Si humbën jetën 11 persona dje në Shqipëri në mënyrë tragjike
Kryesore

Aksident në Memaliaj, shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër

12/10/2025
Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin
Kryesore

Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin

12/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Juliana Nura reagon pas ndeshjes Serbi–Shqipëri: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje!

Juliana Nura reagon pas ndeshjes Serbi–Shqipëri: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje!

13/10/2025
Serbia në kaos total, “koka” e Stojkovic nuk mjafton

Serbia në kaos total, “koka” e Stojkovic nuk mjafton

13/10/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al