• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejt fundit një investim tjetër i rëndësishëm në jug, kryhen 70% e punimeve në Bypassin e Tepelenës

26/10/2019
Drejt fundit një investim tjetër i rëndësishëm në jug, kryhen 70% e punimeve në Bypassin e Tepelenës

Punimet po vijojnë në bypass-in e Tepelenës dhe tashmë kanë përfunduar afro 70% e tyre. Punimet për mbrojtjen lumore kanë përfunduar plotësisht, ndërsa po vijon puna në kilometrin e parë dhe të dytë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, inspektuan ecurinë e punimeve. Drejtori Verdho bëri të ditur ecurinë e punimeve, teksa tha se ato janë ndarë në disa faza.

“Një nga veprat që është aplikuar për herë të parë në Shqipëri me një karrexhat konsol 6 metra, është vepër inxhinierike e standardit të lartë dhe fazën e kilometrit të dytë që është zgjerimi i karrexhatës ekzistuese, duke e sjellë në parametrat e një rruge të kategorisë C. Mbrojtja e kalasë është bërë me këtë vepër, duke bërë mbrojtjen lumore dhe bypass-in njëkohësisht”, sqaroi Verdho.

Ministrja Belinda Balluku vlerësoi rëndësinë e kësaj vepre, teksa njoftoi se ka marrë rrugën e zgjidhjes edhe problematika e krijuar me shpronësimet, duke mos krijuar kështu pengesë për vijimin e punimeve.

“Nga fillimi i shtatorit ARRSH-ja ka marrë dosjen nga ministria dhe jemi duke bërë plotësimet e fundit, pasi ne shpesh herë problematika na vjen edhe nga vetë pronarët, të cilët dëshirojnë të shpronësohen, por nuk sjellin dokumentacionin e duhur”, theksoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh gjithashtu se ndërtimi i bypass-it të Tepelenës, jo vetëm do të lehtësojë trafikun, por do të jetë gjithashtu edhe një pikë turistike për qytetin.

“Nuk është thjesht një bypass, i cili do të ndihmojë dhe do të shfryjë të gjithë trafikun, që kalonte nga brenda qytetit, por është një vepër shumë e rëndësishme dhe për vetë Tepelenën si qytet, pasi poshtë kemi krijuar shëtitoren buzë lumit, që e kthen në një pikë turistike me interes shumë të madh. Kemi ndërhyrë dhe kemi sistemuar urën e vjetër. Ndaj i gjithë fokusi i ARRSH-së duhet të jetë këtu, për t’i dhënë dhe mundësi kompanisë që t’i zgjidhim të gjitha problematikat dhe puna të ecë me shpejtësi”, u shpreh ministrja Balluku.

Ndërtimi i bypass-it të Tepelenës do të bëjë të mundur lidhjen e dy segmenteve të rëndësishme, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin, por njëkohësisht duke rritur edhe sigurinë rrugore në këtë segment.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al