• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dosja e Krujës/Gjykata liron mjekun Edvin Prifti. Jepet masa dhe për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

02/03/2021
Dosja e Krujës/Gjykata liron mjekun Edvin Prifti. Jepet masa dhe për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Gjykata e Posaçme e Apelit mbylli shqyrtimin e ankimeve për dosjen e Krujës dhe mjekun Edvin Prifti.
Mjeku u lirua nga burgu, ndërsa për gjykatësen Enkeleida Hoxha u dha masa “Arrest me Burg”.
Për të tjerët u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë.
Ashtu si gjykatësja e Krujës, edhe për avokatin Aldo Tabaku u vendos masa Arrest në burg.
Për mjekun u vendos masa pezullim nga detyra, ashtu siç është vendosur në mungesë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Gjatë seancës, avokatët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Avokati gjyqtares argumentoi se masa ndaj saj duhet të jetë më e butë, kjo për shkak se është nënë e dy fëmijëve dhe ka nevojë për përkujdesjen e saj. Edhe avokati i mjekut Prifti duke mohuar akuzat ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme i ka qëndruar të njëjtës kërkesë si në Shkallë të Parë, atë të vazhdimit të masave arrest në burg.
Në saj të përgjimeve nga hetimet e SPAK gjykatësja Enkeleida Hoxha është përfshirë në një aferë koruputive bashkë me avokatin Aldo Tabaku dhe punonjës të tjerë të gjykatës.
Një skemë e mirëfilltë kriminale në Gjykatën e Krujës për të liruar të burgosurit kundrejt miliona eurove.
E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm, Enkeleida Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë.
Gjyqtarja , eksperti mjeko ligjo, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkelejda Hoxhën , avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të SPAK se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët bëri kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Related Posts

“Balluku”, kërkesa e Ramës e rrëzuar, por e pagjykuar
Kryesore

“Balluku”, kërkesa e Ramës e rrëzuar, por e pagjykuar

07/02/2026
Atentat i dështuar me eksploziv: Çfarë ndodhi në Konispol?
Kryesore

Atentat i dështuar me eksploziv: Çfarë ndodhi në Konispol?

06/02/2026
Përmbytje në Himarë/ Bashkia thirrje banorëve: Shmangni lëvizjet
Kryesore

Përmbytje në Himarë/ Bashkia thirrje banorëve: Shmangni lëvizjet

06/02/2026
3 të arrestuar në Gjirokastër, si u zbulua baza për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara (VIDEO)
Kryesore

3 të arrestuar në Gjirokastër, si u zbulua baza për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara (VIDEO)

06/02/2026
Kryesore

Vendimi i plotë i Kushtetueses, Balluku pezullohet nga detyra

06/02/2026
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Ramën, pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi

06/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana, Nuhiu pas debutimit: Skuadra ka kualitet, por duhet kohë! Humbje që dhemb

Barazimi ndaj Dinamos, Nuhiu: Më pëlqeu skuadra, por na duhet të përmirësohemi

07/02/2026
Genardi publikoi Sonidën gjysmë zhveshur, Ministria e Shëndetësisë: Vëlla e motër shtrohen në Psikiatri

Genardi publikoi Sonidën gjysmë zhveshur, Ministria e Shëndetësisë: Vëlla e motër shtrohen në Psikiatri

07/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al