• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dorëheqja e Ardian Kolës nga Kadastra e Sarandës, çfarë fshihet pas kësaj lëvizje plot pikëpyetje

21/07/2020
Dorëheqja e Ardian Kolës nga Kadastra e Sarandës, çfarë fshihet pas kësaj lëvizje plot pikëpyetje

Ardian Kola, kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas drejtimit prej më shumë se 14 muajsh të atij institucioni. Varianti i publikuar fillimisht nga mediat lokale në Sarandë për “dorëheqje për shkak të angazhimit në fushatë për zgjedhjet e vitit 2021” nisi të mbizotëronte gjerësisht edhe në media të tjera kombëtare, për shkak të faktit se ishte burimi i parë i raportimit të atij lajmi. Por në fakt e vërteta duket të jetë ndryshe. Ardi Kola është detyruar të largohet pas një sërë denoncimesh që kanë mbërritur deri tek kryeministri Edi Rama, kreu ASHK-së, Artan Lame, platforma e bashkëqeverisjes dhe gjithashtu në Prokurori, për tjetërsimin e disa parcelave në zonën bregdetare nga ish-turizmi deri tek kanali i Çukës.

Burime të Argjirolajm.net thonë se janë tjetërsuar disa parcela në pronësi shtetërore, të cilat në Planin e Përgjithshëm Vendor të Sarandës ishin parashikuar si hapësira publike në shërbim të banorëve. Nuk dihet e as mund të hamendësohet për momentin se cila është përgjegjësia direkte e Ardian Kolës në këto veprime të Kadastrës së Sarandës, por fakti se ai ka qenë drejtues i atij institucioni për 14 muajt e fundit, e ekspozon së paku si person që ka dijeni për këto lëvizje me pronat në zona të lakmuara bregdetare. S’ka ende informacion nëse Prokuroria e Sarandës është duke zhvilluar apo jo ndonjë hetim për këtë rast. Ka gjasa që historia të fashitet thjesht me dorëheqjen e Kolës dhe “paketimin” mediatik të saj si një largim për shkak të angazhimit në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2021.

Mbajtja e postit të kreut të Kadastrës nuk ishte pengesë për të organizuar partinë, përkundrazi prej të qënit drejtor në një institucion të rëndësishëm në Sarandë, buron më tepër fuqi dhe influencë tek qytetarët në funksion të zgjedhjeve. Kështu që bie varianti se Ardian Kola u largua për t’u marrë me partinë. Më herët gjatë një emisioni në Report Tv, ka qenë ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj, i cili denoncoi se në Sarandë po vidheshin prona publike prej njerëzve që punojnë në Kadastër. Çelaj i bëri thirrje SPAK-ut dhe OFL-së të hetojë rastin e tjetërsimit të pronave publike në Sarandë. Më poshtë video e këtij denoncimi. Pas teatrit banal që po ndodh me Kadastrën e Vlorës, ku janë larguar 8 drejtorë në 10 muaj, duket se në një rrethvicioz është futur edhe Kadastra e Sarandës. Natyrisht që kjo nuk është e rastësishme.

Vlora dhe Saranda janë zona të lakmuara për investime dhe ku problemet me pronat janë të shumta. Ardian Kola është emëruar drejtues i Agjensisë Vendore të Kadastrës në datë 16 maj 2019.  Kola ka qenë dhe një nga emrat e lakuar si kandidat për kryetar Bashkie deri ditën e fundit të shpalljes së kanditurave nga Partia Socialiste. Ndër emrat e përfolur për të drejtuar Kadastrën e Sarandës është Kozeta Statha, aktualisht drejtoresha e Portit.

Statha shihet si një prej emrave të mundshëm për t’u përfshirë në listën kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun Vlorë, duke ‘eleminuar’ Andrea Marton. Normalisht promovimi i saj i mundshëm në krye të Kadastrës i rrit staturën dhe ia shtron më mirë rrugën drejt ‘kapjes’ së një vendi në listën e socialistëve për zgjedhjet e vitit 2021. Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat në ditët e ardhshme, qoftë me drejtuesin e ri të Kadastrës në Sarandë, ashtu edhe me fatin e tokave të tjetërsuara në zonën bregdetare prej ish-turizmit deri në Kanalin e Çukës.

©argjiroja.net 

Related Posts

Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin
Kryesore

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Kryesore

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

28/01/2026
Kamionçina e përmbysur, pamje nga aksidenti me vdekje në Tepelenë (FOTO)
Kryesore

Kamionçina e përmbysur, pamje nga aksidenti me vdekje në Tepelenë (FOTO)

28/01/2026
Gjykata lë në burg njerkun nga Gjirokastra, dyshohet se abuzoi me vajzën e mitur
Kryesore

Gjykata lë në burg njerkun nga Gjirokastra, dyshohet se abuzoi me vajzën e mitur

28/01/2026
Kamionçina e përmbysur, pamje nga aksidenti me vdekje në Tepelenë (FOTO)
Kryesore

Aksident me vdekje në Tepelenë, detajet e para

28/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

29/01/2026
Ndeshja e Play Off në Poloni, Shqipëria më shumë bileta në dispozicion?

Ndeshja e Play Off në Poloni, Shqipëria më shumë bileta në dispozicion?

29/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al