• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Doni të udhëtoni në Greqi? Policia e Shtetit ka një njoftim të rëndësishëm

22/07/2020
Doni të udhëtoni në Greqi? Policia e Shtetit ka një njoftim të rëndësishëm

Policia e shtetit me anë të një njoftimi zyrtarë ka sqaruar të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nëpërmjet pikave kufitare me Greqinë se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me shtetin fqinj do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë. Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/ Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin.

Njoftimi i bërë nga policia:

Njoftim mbi lëvizjen nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar me Greqinë

📌 Policia e Shtetit sqaron qytetarët se sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor 🚧 me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.

📌Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

📌Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve 🛂 në pikën hyrëse të kalimit në Greqi 🇬🇷.

📌Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin 🛂⛔.

📌Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.

📌Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

📌Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave 🚛 🚚 vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje 🇦🇱 🇬🇷 por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke. Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.

Related Posts

Habit Blendi Fevziu, tregon sa paguhet në muaj
Kryesore

Rast skandaloz në Tepelenë, Fevziu: Gruan dhe vajzën time nuk e lejuan të futet në tualetin e lokalit

03/07/2025
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë

02/07/2025
Kandidatja fituese dorëhiqet: Vendin tim ta marrë Zegjineja, ajo duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe vajzat
Kryesore

Kandidatja fituese dorëhiqet: Vendin tim ta marrë Zegjineja, ajo duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe vajzat

02/07/2025
Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!
Kryesore

Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!

02/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës
Kryesore

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës

02/07/2025
Rama: Duhet t’u lutemi blegtorëve, jo të luten për të marrë kontratën e kullotës
Kryesore

Rama: Duhet t’u lutemi blegtorëve, jo të luten për të marrë kontratën e kullotës

02/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al