• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Donald Trump në sulm: CNN, New York Times, Washington Post janë dështakë

16/02/2017
Donald Trump në sulm: CNN, New York Times, Washington Post janë dështakë

Presidenti amerikan, Donald Trump i doli në mbrojtje këshilltarit të sigurisë kombëtare të shkarkuar këtë javë, duke thënë se Michael Flynn ishte viktimë e rrjedhjeve të paligjshme të informacionit nga ana e komunitetit të inteligjencës, me hollësi nga bisedat e tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington.

Duke folur të mërkurën në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti Trump tha se zoti Flynn “u trajtua shumë, shumë keq nga mediat.” Ai nuk përmendi se përse e detyroi zotin Flynn të jepte dorëheqjen për atë që Shtëpia e Bardhë e cilësoi si rënie e besimit të presidentit ndaj ish-gjeneralit.

“Mendoj se ishte vërtet diçka trishtuese që ai u trajtua aq keq”, – tha presidenti.

“Mendoj se, përveç kësaj, komuniteti i zbulimit po u jep gjëra gazetave. Është vepër penale. Dhe po vazhdon prej një kohe të gjatë, edhe përpara meje. Por tani po ndodh vërtet,” – tha ai.

Presidenti sulmon mediat

Përpara kësaj, zoti Trump sulmoi njoftimet e medias për lidhje të dyshuara mes tij dhe Rusisë, duke fajësuar komunitetin e zbulimit për ato që i quan rrjedhje të paligjshme informacionesh për agjencitë e medias.

“Skandali i vërtetë këtu është se informacionet sekrete po jepen në mënyrë të paligjshme nga “inteligjenca” si karamele. Është diçka anti-amerikane!” tha zoti Trump. Në një seri komentesh në Twitter, zoti Trump la të kuptohet se artikujt e lajmeve që japin hollësi për lidhje mes tij, këshilltarëve të fushatës së tij dhe ish këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn nga njëra anë dhe zyrtarëve rusë nga ana tjetër, synojnë të minojnë fitoren e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Në një prej komenteve në Twitter, ai shkruante se “Lidhja e palogjikshme me Rusinë është qartësisht një përpjekje për të mbuluar gabimet e mëdha të bëra nga Hillary Clinton gjatë fushatës”.

Ai tha se “mediat e lajmeve të rreme po çmenden me teoritë e tyre të konspiracionit dhe urrejtjen e verbër.”

Trump tha se dy kanale televizive, MSNBC dhe CNN, nuk “mund të shihen dot”, ndërsa e cilësoi një program të kanalit Fox si shumë të mirë.

Në të njëjtën kohë, presidenti pretendon se “informacioni po jepet në mënyrë të paligjshme tek gazetat, sipas tij të dështuara New York Times dhe Washington Post nga komuniteti i zbulimit, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimeve” ashtu sikurse veprohet në Rusi.”

Gazeta Washington Post ishte e para që publikoi javën e kaluar hollësi rreth bisedave telefonike mes zotit Flynn dhe ambasadorit rus në Uashington para se zoti Trump të merrte postin, ndërsa New York Times në një editorial dje tha se kështilltarët dhe ndihmësit e zotit Trump kishin patur kontakte të përsëritura me zyrtarë të lartë rusë gjatë fushatës presidenciale.

Një grup ligjvënësish nga të dyja partitë ndërkoh, paraqiti një projektligj për të mos lejuar administratën e presidentit Trump të shfuqizojë sanksionet ndaj Rusisë pa miratimin e Kongresit.

“Zbulimi kohët e fundit i bisedës sekrete të zotit Flynn me ambasadorin rus mbi temën e sanksioneve, e bën këtë projektligj edhe më të rëndësishëm,” tha kongresmeni Adam Schiff, numri dy në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën.

Related Posts

Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Lajme

Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

05/11/2025
Terror në një fshat të Kretës, 2 të vdekur pas përplases me armë mes dy familjeve në konflit prej vitesh
Kryesore

Terror në një fshat të Kretës, 2 të vdekur pas përplases me armë mes dy familjeve në konflit prej vitesh

01/11/2025
Krim i rëndë në Greqi/ Djali vret nënën, xhaxhanë dhe më pas hidhet nga ballkoni
Kryesore

Krim i rëndë në Greqi/ Djali vret nënën, xhaxhanë dhe më pas hidhet nga ballkoni

31/10/2025
TikTok kalon në duart e amerikanëve!
Kryesore

TikTok kalon në duart e amerikanëve!

26/09/2025
Aksident me vdekje në Greqi
Kryesore

Aksident me vdekje në Greqi

24/09/2025
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Pikante

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

13/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Russell Crowe zbulon se si humbi pothuajse 26 kilogramë në një vit

Russell Crowe zbulon se si humbi pothuajse 26 kilogramë në një vit

08/11/2025
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 U-17/ Kombëtarja nis nesër grumbullimin në Kroaci, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë

Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 U-17/ Kombëtarja nis nesër grumbullimin në Kroaci, trajneri Tafaj fton 20 lojtarë

08/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al