• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Djegia e mbeturinave, problem për banorët në Gjirokastër

24/03/2017
Djegia e mbeturinave, problem për banorët në Gjirokastër

Djegia e mbetjeve urbane në mjedis të hapur është kthyer në problematike për banorët në Gjirokastër. Persona të papërgjegjshëm po djegin mbetjet urbane duke shkaktuar shqetësime shëndetsore për banorët si dhe ndotje të ambjentit. Megjithëse Bashkia ka ndërhyrë edhe me gjoba, duke ndëshkuar administrativisht ndotësit e mjedisit, sërish kjo situatë vazhdon të jetë problematike për komunitetin.

Shqetësimi i banorëve

Gjatë ditëve të fundit, me rritjen e temperaturave të motit, në disa zona të qytetit të Gjirokastrës janë regjistruar zjarre në vendgrumbullimet e mbeturinave. Djegia e plehrave në ambjent të hapur, në brendësi të lagjeve të qytetit, ka bërë që zona të ndryshme të Gjirokastrës gjatë ditës të ndoten nga tymi. Mbledhësit e kanaçeve metalike i vendosin zjarrin kazanëve dhe vendgrumbullimeve të plehrave, duke e bërë më të thjeshtë gjetjen e tyre. Si shkak i këtyre zjarreve të vendosura nga persona të papërgjegjshëm, bloza dhe tymi mbulojnë lagjet periferike të qytetit, duke sjellë edhe probleme shëndetsore për banorët. “Në mëngjes nuk guxojmë të hapim dritaret pasi retë e zeza të tymit që vijnë nga plehrat që digjen në përrua, mbulojnë lagjen”, thotë një banore që jeton, në pjesën në periferi të qytetit.

“Çdo mëngjes, si shkak i djegies së mbeturinave në ambjent të hapur, në sheshin afër pallatit re të dendura tymi mbulojnë apartamentin ku banoj”, thotë një e moshuar, banore e lagjes Granicë. Kësaj problematike i shtohen edhe zjarret e vendosura në kazanët e plehrave në qytet. Shqetësim për banorët në Gjirokastër është edhe djegia e gomave të makinave në mjedis të hapur.  Prej djegies së gomave, tregëtarët e skrapit përfitojnë sasi hekuri, duke bërë që etja e tyre për përfitime sa më të mëdha të sjellë edhe ndotjen e mjedisit. Ata që i vuajnë pasojat e tymit dhe blozës janë banorët dhe kryesisht fëmijët.

Bashkia, gjoba për ndotësit e mjedisit

Në lidhje me ndotjen e krijuar në mjedis, si shkak i zjarreve në vendgrumbullimet e mbeturinave, përfaqsuesit e Bashkisë shprehen se kanë denoncuar penalisht pranë organeve të drejtësisë disa persona. “Ne kemi indentifikuar qytetarë të ndryshëm, të cilët vendosin zjarre në vendgrumbullimet e mbeturinave apo djegin gomat e makinave në mjedis të hapur. Në ngarkim  të tyre janë vendosur masa administrative apo në bashkëpunim me organet e drejtësisë i kemi proceduar penalisht”, shprehen përfaqsuesit e Bashkisë së Gjirokastrës. Megjithatë puna  e bashkisë nuk ka përfunduar këtu. Në mënyrë të rregullt agjencitë përkatëse pranë saj, kryejnë largimin e mbetjeve urbane nga koshat apo vendgrumbullimet e tjera në qytet.

“Me rritjen e temperaturave të motit ne kemi ndërhyrë edhe për pastrimin e shtretërve të përrenjve nga mbetjet, por sërish qytetarët i ndotin ato”, shprehen përfaqsuesit e bashkisë së Gjirokastrës. Sipas tyre, ndërtimi i një landfilli për depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane do të zgjidhte përfundimisht këtë problematikë. Konkretizimi i këtij projekti do të mbronte edhe  mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve nga djegia e mbetjeve urbane në mjedis të hapur./konica.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Debati i Ramiz Alisë me Micotaqis për çështjen çame, flet Pëllumb Xhufi
Lajme

Debati i Ramiz Alisë me Micotaqis për çështjen çame, flet Pëllumb Xhufi

23/09/2023
Autobusët me emigrantë nga Greqia dhe Censi…
Blog

Autobusët me emigrantë nga Greqia dhe Censi…

23/09/2023
Senatori amerikan që mbrojti Fredi Belerin, nën akuzë bashkë me gruan për korrupsion
Kryesore

Senatori amerikan që mbrojti Fredi Belerin, nën akuzë bashkë me gruan për korrupsion

23/09/2023
Çfarë ndodh me motin duke nisur nga nesër
Kryesore

Verës i erdhi fundi, si ndryshon moti në fundjavë

23/09/2023
“Arjan, ti je vëlla”, çfarë i ka ndodhur opinionistit të njohur (VIDEO)
Lajme

“Arjan, ti je vëlla”, çfarë i ka ndodhur opinionistit të njohur (VIDEO)

22/09/2023
Aksident i trefishtë në Gjirokastër, raportohet për të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident i trefishtë në Gjirokastër, raportohet për të plagosur (FOTO)

23/09/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Elisa Spiropali: Uroj që dielli i nxehtë i beharit të ketë pjekur edhe opozitën

Elisa Spiropali për Fredi Belerin: Një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur

23/09/2023
Ngjarja shokuese në Greqi/ Kjo është shtëpia ku shqiptari mbante peng gruan për dy vite (FOTO)

Ngjarja shokuese në Greqi/ Kjo është shtëpia ku shqiptari mbante peng gruan për dy vite (FOTO)

23/09/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

✖