Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Argjirolajm.net mëson detaje të tjera nga ngjarja. Të 3 automjetet po vinin drejt Gjirokastrës. Njërës prej tyre ia ka prerë rrugën një lopë. Nga frenimi i menjëhershëm i dy makinave të tjera të cilat ishin në distancë të afërt mësohet se ka ndodhur edhe përplasja me makinën e parë. Çuditërisht të plagosur kanë mbetur të rinjtë që udhëtonin me makinën e tretë. Argjirolajm.net mëson emrat e tyre. Ata janë Redon Xhanari, 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe pasagjerja, Sidorela Memushi, 21 vjeçe, banuese në Tepelenë. Dëmtime më të shumta në gjymtyrët e poshtme ka vajza nga Tepelena. Dy të plagosur që kanë qenë në automjetin tip “Ford” janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ku mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Informacioni paraprak nga policia e Gjirokastres
Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përplasur automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”. Automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi Redon Xhanari, 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Sidorela Memushi, 21 vjeçe, banuese në Tepelenë, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.