• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Divorcet e larta në Shqipëri/ Arsyet përse po ndahen çiftet: Ekonomia, tradhëtia dhe mentalitetet e kundërta

23/04/2023
Divorcet e larta në Shqipëri/ Arsyet përse po ndahen çiftet: Ekonomia, tradhëtia dhe mentalitetet e kundërta

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesave në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë.

Sipas shifrave të bëra publike nga INSTAT ne 2021 janë regjistruar gati 16 divorce për 100 martesa, nga 8 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990.

Psikologia Valbona Treska prej vitesh kryen terapi ne çift, e për rrjedhoje na jep një pasqyrim të qartë se cilat janë arsyet që I shtyjnë bashkëshortët drejt divorcit.

“Çiftet në Shqipëri vijnë shumë vonë për terapi. Ata drejtohen tek ne, pasi janë konfliktuar fillimisht verbalisht, pastaj fizikisht, janë goditur me njëri-tjetrin, mund të jenë përfshirë familjarët, fëmijët në sherret e tyre dhe atëherë mendojnë se do të gjejnë zgjidhje tek terapia. Terapia nuk është zgjidhja e duhur në momentin që kemi një konflikt të agravuar.

Një nga shkaqet që rëndon marrëdhënien e çiftit është padyshim pjesa ekonomike, të cilës I mbivendosen problematika të tjera si përfshirja e familjes së madhe në familjen e vogël. Kemi kontradita në mënyrën se si bashkëshortët e menaxhojnë ditën e tyre. Kemi përplasje të mentaliteteve, kulturave, formimit. Duhet të theksojmë që janë shtuar rastet kur femrat largohen nga shtëpia duke I lënë fëmijët me bashkëshortin. Ka rënë ajo stigma se burrat janë ata që largohen nga familja dhe ndonjëherë është janë të papërgjegjshëm për fëmijët dhe familjen.

Të mos harrojmë se janë shtuar kërkesat për divorc për shkak të tradhëtisë në çift. Na janë bërë shumë problematike rrjetet sociale. Shumë çifte ankohen se konfliktet kanë nisur nga rrjetet sociale. Ne realizojmë rreth 3-4 konsulta në çift në një ditë, e shtuna është shumë e ngarkuar dhe në një muaj ne kryejmë rreth 100 konsulta.

Ajo që do t’u thosha unë çifteve që janë duke menduar një proces divorci është që të divorcohesh është gjëja më e thjeshte, por vështirësia dhe sfida më e madhe është të mbash familjen, çfarë mund të bëjmë për t’i dhënë frymë kësaj familje, çfarë mund të bëjmë që këta fëmijë të rriten bashkë në një familje ku kanë dhe mamin dhe babin që arrijnë t’I zgjidhin në kohë problemet.”– tha Valbona Treska, Psikoterapiste për çifte./tsh

Related Posts

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor
Lifestyle

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor

04/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin
Lifestyle

VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin

01/01/2026
Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë
Lifestyle

Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë

01/01/2026
Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar
Lifestyle

Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar

01/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Lifestyle

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

31/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lapaj propozon dy emra për Kryeministër të qeverisë teknike

Lapaj propozon dy emra për Kryeministër të qeverisë teknike

04/01/2026
“E dua..na ndanë”/ Miri në lot për Selin, rrëfimi që bëri te dhoma e rrëfimit

“E dua..na ndanë”/ Miri në lot për Selin, rrëfimi që bëri te dhoma e rrëfimit

04/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al