• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dimër apo pranverë? Temperaturat e larta çudisin Europën, zhduket bora nga resortet e skive

04/01/2023
Dimër apo pranverë? Temperaturat e larta çudisin Europën, zhduket bora nga resortet e skive

Viti 2023 ka nisur me një mot krejt të pazakontë për stinën. Temperaturat e fillimit të janarit në të gjithë Europën kanë arritur në nivelet historike në një pjesë të mirë të shteteve. BBC raporton se në Varshavë temperatura ishte 18,9 gradë celsius të dielën, ndërsa në Bilbao 25,1, mbi 10 gradë nga mesatarja e muajit.

Ndërkohë që në Europë njerëzit kanë shijuar rrezet e diellit, në Amerikën e Veriut vijojnë stuhitë e dëborës, që deri tani kanë marrë jetën e 60 njerëzve. Por ndërsa nga ajo anë e Atlantikut ngrica duket se ka pushtuar brigjet, në anën europiane panorama është e kundërt.

Temperaturat në Holandë, Lihtenshtejn, Lituani, Letoni, Çeki, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi kanë thyer rekordet kombëtare për stinën. Temperatura të larta u regjistruan edhe në Gjermani, Francë e Ukrainë.

Në Zvicër, temperaturat arritën deri në 20 gradë celsius duke shkaktuar probleme të mëdha ekonomike në industrinë e turizmit dimëror, ku një pjesë e resorteve janë detyruar të përdorin borë artificiale për të mos humbur klientët, që janë mësuar të kalojnë pushimet dimërore duke bërë ski.

Megjithatë, jo gjithkund në Europë situata është kaq diellore. Në disa pjesë të Skandinavisë dhe Rusisë parashikohet të ketë reshje të dendura bore, ndërsa në Moskë parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -20 gradë celsius në fundjavë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al