Dy persona nga Dropulli janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se dhunuan me sende të forta një 32-vjeçar nga Gjirokastra. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen ’11 Janari’.
“Më datë 16.10.2010, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit G.XH dhe V.XH, vjeç 37 e 27 banues në fshatin Terihat, pasi dyshohet se më datë 15.10.2017 në lagjen “11 Janari”, kanë goditur me sende të forta, shtetasin A.V, vjeç 32 banues në Gjirokastër. Neni 89 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.