• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhunë ‘kafshërore’ vajzës, policia e Sarandës shoqëron në komisariat gruan që u denoncua në ‘Fiks Fare’

21/01/2020
Saranda në ‘shtetrrethim’, vijon operacioni i FNSH-së

Gruaja e denoncuar nga bashkëjetuesi për dhunë ndaj tij dhe ndaj vajzës së saj 13-vjecare është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Rasti i denoncimit u publikua në FIKS FARE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme.

Njëherë përse kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër përse luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte përse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet. Në këtë rast, sipas videos që transmetoi Fiks Fare, nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën. Më pas, e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë. Vajza i drejtohet disa herë që ta lërë, madje i thotë se “do të vras veten”. Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili i vuri në dispozicion emisionit Fiks Fare regjistrime audio dhe video, që faktonin pikërisht dhunën çnjerëzore ndaj të miturës.

Në këto regjistrime, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon gjithë kohës. “Pse, mësove! Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, që le enët pa larë” i thotë vazhdimisht, teksa e qëllon, ndërsa më pas e kërcënon: Do të qeth, do të bëj zero flokun”. Sipas denoncuesit, dhuna ka qenë sistematike. Por ai ka faktuar vetëm dhunën e datës 2 shtator 2019. Në dhjetëra episode, nëna vazhdimisht dhunon vajzën, madje flet edhe me fjalë rruge në prani të të dy fëmijëve. “Dil çik përjashta, më ha k… ça do njoftosh ti” i thotë ajo bashkëjetuesit, ndërsa vijon “dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon”.

Ndërkohë, në një regjistrim tjetër, nëna i drejtohet vajzës që të mos qajë se “të thera, aty të vdesësh”. Regjistrimet vijojnë me sharje dhe ofendime të tjera, teksa i thotë se “do të therë, moj bushtër. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend”. Dhe, gjatë këtyre sharjeve dhe mallkimeve, vazhdonte ta qëllonte. “Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtër” vijon ajo.

Në disa raste njerku ka tentuar që të ndalë këtë dhunë, por është konfliktuar pikërisht me bashkëjetuesen. “Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Ty kam për ta q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti” i thotë ajo në sytë e dy fëmijëve, ndërsa në një rast tjetër e ofendon rëndë dhe tenton që ta qëllojë me telefon. “Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri” i thotë nëna vajzës, ndërsa e kërcënon se do ta mbajë të mbyllur.

Në datën 2 shtator 2019, gruaja denoncoi bashkëjetuesin për dhunë në familje. Kur shkoi policia, burrin e gjeti të gjakosur dhe me shenja dhunë. Nga ana tjetër, gruaja nuk kishte asnjë shenjë. Fillimisht, gjykata vendosi urdhër mbrojtje për gruan. Pak ditë më pas, me një vendim tjetër, gjykata e Sarandës konstatoi se me shenja dhune ka qenë burri, i cili ka pasur kafshime, gërvishtje dhe gjakosje. Më 17 shtator 2019, gjykata rrëzoi urdhrin e mbrojtjes. Në këtë proces, gjykata pranon se burri ka paraqitur një USB ku tregohet dhuna e gruas ndaj vajzës së mitur dhe ndaj tij. Në gjykatë u pyet edhe vajza e mitur, e cila tregoi se njerku nuk e ka dhunuar. Ajo tha se e ëma e ka qëlluar me shpulla. Për këto “shpulla” gjykata vendosi se janë “e drejta e saj prindërore”.

Dhuna në familje u hetua edhe nga Prokuroria e Sarandës. Në prokurori burri denoncoi dhunën ndaj vajzës 13 vjeçare. Ndërkohë, në këtë vendim të prokurorisë, thuhet se “nëna për mirë edukimin e vajzës, fjalët e vlerësuara se janë fyese nuk janë shprehur se cilat janë”. Sipas prokurorisë, “kujdesi për mirërritjen e fëmijës mund të ketë çuar edhe në rritjen e tonit nga ana e nënës”. Në këtë vendim thuhet se policia gjyqësore ka dhënë disa vendime për ekspertime mjeko-ligjore të të dyve, por asnjëri prej tyre nuk është ekzaminuar nëse kanë dëmtime apo jo.

Qytetari shkoi të pyesë në polici dhe prokurori për hetimet, por nuk mori asnjë përgjigje. Në polici i thanë se çështja është në prokurori, ndërsa në prokurori i thanë “nuk është prokurori”. Dhe, pasojat e mosveprimit të institucioneve kanë agravuar situatën, ku vajza është sërish pre e dhunës barbare, shpëtim nga kjo situatë mendon se e gjen vetëm duke vrarë veten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al