• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deti s’mund të merret peng nga lavazhet e Himarës

21/10/2020
Takimi me ministrin grek, Rama mban veshur kravatë me flamurin kombëtar dhe yllin e verdhë (FOTO)

Nga Skënder Minxhozi

Vendimi i qeverisë shqiptare për ta çuar në arbitrazh ndërkombëtar çeshtjen e kufirit detar me Greqinë nuk ra si një rrufe në qiell të kthjellët. Edi Rama e ka filtruar prej kohësh në opinionin publik idenë se vendimin për kufirin detar me Greqinë duhet ta marrë një gjykatë ndërkombëtare, e jo bisedimet dypalëshe. Që do të thotë se të gjitha çeshtjet e nxehta që kanë të bëjnë me shelfin kontinental dhe zonat ekonomike, dot të jenë subjekt i një interpretimi të paanshëm. As grek, as shqiptar.

Natyrshëm, jo çdo gjë që shkëlqen është ar. Edhe kjo rrugë që kanë vendosur të ndjekin dy shtetet, ka risqet e saj, kryesisht për ne si shqiptarë. Pesha ndërkombëtare e Greqisë është më e madhe se e Shqipërisë, miqtë e saj në botë, në institucionet e organizmat ndërkombëtare janë më të shumtë se tanët. Edhe lobimi grek, të cilin ne e kemi pësuar mbi shpinë shumë e shumë herë në tre dekadat e fundit, është gjithashtu një faktor me peshë në këtë dosje që do të paraqitet në gjykatën ndërkombëtare.

Por nga ana tjetër e peshores, mbetej negociimi i drejtpërdrejtë me palën greke. Dhe këtu, kur rreshton faktorët negativë për palën shqiptare, kupton se mes dërgimit në gjykatë dhe zgjidhjes me një kompromis dypalësh, çeshtja e detit është një problem bilanci mes avantazheve dhe disavantazheve të njërës dhe tjetrës rrugë.

Të bisedosh direkt me grekët për detin do të thotë të rikthesh një precedent të njohur për të gjithë ne. E kemi parë çfarë ndodhi herën e fundit që e bëmë. Rezultati qe i qartë: nëntë me zero në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes Basha-Bakojanis, me një motivacion të rëndë, ku nuk mungonin aludimet për tentativa për shkeljen e tërësisë territoriale të vendit, pavarësisë tonë si shtet etjetj.

Kemi qenë negociatorë të keqinj me grekët dhjetë vjet më parë dhe mbetet e dyshimtë që të jemi bërë më të mirë në vitet e mëpasme. Jemi po ata, të paorganizuar, pa ekspertizën e duhur, pa njohjen e thellë të problemit dhe gjetjen e avantazheve të duhura në një proces të vështirë teknik me palën tjetër.

Sikur të mos mjaftojë kjo, bisedimet tona me Greqinë kanë qenë historikisht të pabarabarta, që nga fillimi i viteve ’90. E kjo për më shumë se një arsye. Kemi gjetur përballë rregullisht një palë që nuk ka ngurruar t’i përdorë emigrantët tanë ekonomikë si “peng”, sa herë ka qenë fjala për të gjetur një zgjidhje çfarëdo: për varrezat e ushtarëve grekë, për të drejtat e minoritetit etj. Në kujtesën tonë kolektive janë ende të gjalla imazhet e operacioneve ndëshkimore, me varganët e autobusëve mbushur me emigrantë të përzënë nga toka greke, për shkak të tensionit të rradhës në marrëdëhniet Tiranë-Athinë.

Kemi pasur përballë një shtet që e ka përdorur rregullisht kartën e presionit edhe në procesin e integrimit evropian. Sa herë që shteti ynë shembte një lavazh apo gomisteri të ndryshkur në zgëqet e Himarës a Dropullit, për të ndërtuar një rrugë a një shetitore, “tymi” dilte në Bruksel a Strasburg, ku diplomatët grekë bërtisnin në kupë të qiellit për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Duke klithur me të njëjtin intensitet në anën tjetër, edhe kur nga Tirana filtronte ndonjë kërkesë e ndrojtur që kishte brenda fjalën “Çamëri”!

Si mund të negociohet në pozita të barabarta me një palë të tillë? Si mund të gjendet një zgjidhje e kënaqshme mes dy shtetesh, ku njëri bën mot e jetë rolin e afendikoit, e tjetri kompleksohet rregullisht që të mbajë veshur përparësen e hyzmeqarit?

Me Greqinë duhet një palë e tretë në tryezën e bisedimeve për detin. Gjykatë, shtet, organizëm i huaj apo personalitet me emër botëror, kjo pak rëndësi ka. Eshtë një problem tejet delikat, që t’i lihet në dorë raportit të deformuar shqiptaro-grek, të mbarsur deri në fyt nga paragjykimet, problemet e panumërta historike dhe mungesa e besimit të ndërsjellë.

Nëse na lenë vetëm me ta në një tavolinë, dy janë rezultatet më të mundshme që duhet të presim: ose do të kompleksohemi nga presionet, ose do të firmosim me mendje të lehtë dhe naivitet diçka për të cilën nuk ka më as gomë fshirëse, as korrektor në njëqind vitet e ardhshme. Më mirë disa burra me mjekër dhe petk gjyqtari diku në Vendet e Ulëta, sesa një parodi patriotësh fals apo tregtarësh flamujsh, që do t’i mallkojmë në jetë të jetëve. Shihni Ahmet Zogun e kuptojeni përse bëhet fjalë…/ Javanews.al

Related Posts

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

11/07/2025
Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al