• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dështon takimi për “Bypass-in” e Gjirokastrës, qytetarët kundër organizatorëve

30/03/2017
Dështon takimi për “Bypass-in” e Gjirokastrës, qytetarët kundër organizatorëve

Takimi i thirrur sot në Gjirokastër nga Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, ku do të diskutohej për projektin e “Bypass-it”, ka dështuar me sukses, duke vërtetuar atë që ArgjiroLajm.net raportoi një ditë më parë se mbajtja ndezur e këtij debati është thjesht për interesa politike të PD-së dhe LSI-së, thjesht për të sulmuar Mirela Kumbaron, e cila me gjasë do të jetë kandidate për deputete e PS-së. Në takim mungonte kreu i forumit, Prof.Agim Mero, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe shumë anëtarë të tjerë të këtij forumi.

“Nuk e kuptoj ç’doni ju këtu, kur ne e kemi sqaruar me ministren e Kulturës, e cila tha se projekti nuk bëhet dhe se do të kërkohen zgjidhje alternative”, është shprehur inxhinier Pilo Dhami dhe Llazi Papazisi, të dy banorë të lagjes së vjetër që preket nga projekti.

Më tej Pilo Dhami ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë e hartimit të këtij projekti, pasi është Bashkia e Gjirokastrës ajo që ka kërkuar dhe hartuar akt – projektimin e këtij bypass-i të shumëpërfolur.

E pranishme në takim ishte edhe kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, ndonëse nuk e mori fjalën të fliste për të shprehur qëndrimin e institucionit që ajo drejton.

Si për ta kompletuar më tej fabulën e këtij takimi të stisur, ku më shumë kishte gazetarë sesa qytetarë, në fund u lexua edhe një deklaratë e parapërgatitur plot pasaktësi rreth projektit të “Bypass-it”, deklaratë që u kundërshtua prej përfaqësueses së Ministrisë së Kulturës.

/ArgjiroLajm.net/

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

“Buzëqeshja juaj e bukur do të shkëlqejë në parajsë”, ish-drejtoresha e Vodafone Albania mesazh për vajzën e Vangjel Tavos (FOTO)
Lajme

“Buzëqeshja juaj e bukur do të shkëlqejë në parajsë”, ish-drejtoresha e Vodafone Albania mesazh për vajzën e Vangjel Tavos (FOTO)

30/11/2023
Gazeta italiane: Greqia bllokon Shqipërinë për shkak të Çamërisë! Ja pse duhet të flasim për persekutimin e shqiptarëve
Lajme

Gazeta italiane: Greqia bllokon Shqipërinë për shkak të Çamërisë! Ja pse duhet të flasim për persekutimin e shqiptarëve

30/11/2023
Bllokimi i Shqipërisë për Belerin, sekretari i OMONIA-s: Athina po ndez një zile alarmi
Lajme

Bllokimi i Shqipërisë për Belerin, sekretari i OMONIA-s: Athina po ndez një zile alarmi

30/11/2023
Me origjinë nga Berati, kush është shqiptari i vrarë në Greqi (FOTO)
Lajme

Me origjinë nga Berati, kush është shqiptari i vrarë në Greqi (FOTO)

30/11/2023
Tronditet Athina, ekzekutohet me armë shqiptari (Emri)
Lajme

Tronditet Athina, ekzekutohet me armë shqiptari (Emri)

30/11/2023
Aksidentohet futbollisti shqiptar i Serie A (FOTO)
Lajme

Aksidentohet futbollisti shqiptar i Serie A (FOTO)

30/11/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Vrasja e shqiptarit në Athinë, dyshohet për urdhër nga burgu

Vrasja e shqiptarit në Athinë, dyshohet për urdhër nga burgu

01/12/2023

“Nami” me gjoba në Gjirokastër, mbi 1600 shoferë të ndëshkuar gjatë nëntorit

01/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al