Nga data 25 shkurt deri më datë 25 mars, fermerët dhe blegtorët kanë afatin e aplikimit për subvencione. Në ditën e parë të aplikimit, fermerëve ne rang kombetar që kanë tentuar të marri shërbim në orët e para të mëngjesit, kanë konstatuar bllokim të serverit të e-albania.
Ngutja që në orët e para të mëngjesit vjen pas deklaratave të përfaqësuesëve të ministrisë se kush aplikon i pari, përfiton më shpejt.
Në rast ezaurimi të fondeve, çdo fermerë apo blegtorë që është shpallur fitues, nuk mund të përfitojë.
Kjo skemë aplikimi është kundërshtuar edhe nga Kryetari Shoqates se Mbrojtejes se Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor i cili shprehet se fati i bujqësisë nuk duhet të varet nga cilësia e laptopit apo celularit se kush bën aplikimin më shpejt, por duhet të përfitojnë të gjithë fermerët.
Ministria e Bujqësisë sqaroi situatën e krijuar përmes një njoftimi për mediat.